• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjyqi 110 mln euro për Becchettin, Malaj: Të dalë dhe të arrestohet urgjentisht përgjegjësi individual

4 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
511
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vendimi i Arbitrazhit ndërkombëtar në favor të biznesmenit Italian Francesco Beghetti do t’i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë 14,5 milardë lekë.

Në lidhje me koston që i faturohet qeverisë pas këtij vendimi në favor të biznesmenit Beghetti ish-ministri i Financave Arben Malaj tha në një lidhje Skype për MCN TV se duhet të dalë urgjentisht përgjegjësia individuale dhe të arresohet. Siç u shpreh Malaj kostoja është e madhe dhe Shqipëria do të paguaj edhe shpenzimet e gjyqit duke qenë se ka kërkuar asistencë juridike.

Duke risjellë në vëmendje penalizimet dhe madje edhe dënimet e disa qytetarëve me burg për shkak se nuk kishin paguar faturat e dritave apo ujit, Malaj theksoi se lidhur me rastin “Beghetti” duhet të ketë përgjegjësi personale ligjore.

Intervista e plotë e Malajt për MCN TV:

Pyetje: Malaj, janë 110 milionë euro që bashkë me kostot e tjera do t’i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë 14,5 milardë lekë. Por ndërkohë kemi dhe reagimin e ministrit Ahmetaj që ka thënë se Beghetti nuk do të marrë kokërr leku. Si mendoni se do të vijojë kjo ‘betejë’?

Malaj: Tashmë vendimi është marrë. Nuk preferoj të komentoj kolegët, por kjo është papërgjegjshmëri. Kostoja është e madhe. Shqipëria ka kërkuar asistencë juridike dhe do të paguaj edhe shpenzimet e gjyqit. Në këto 8 vite ka shumë momente kur ka dominuar arroganca. Ky është përfaqësim i keqqeverisjes.

Ka vend deri edhe për përgjegjësi personale ligjore. Shqiptarët që nuk kishin paguar drita apo ujë u penalizuan dhe shkuan deri në arrestime dhe pati persona që u vetëvranë për këtë arsye.

Nëse ka një kulturë dënimi të qytetarëve të thjeshtë, pse jo ndaj ligjvënësve. Çështjet individuale ti ndjekë gjykata. E vetmja gjë që duhet theksuar është se gjoba të tilla gërryejnë rritjen e varfërisë. Duhet urgjentisht që përgjegjësia individuale të dalë dhe të arrestohet, nuk mund të fshihet.

Po ti shohim këto kosto, janë mbi 1.5 herë se buxheti që është dhënë për disa sektorë, p.sh për bujqësinë i cili ka marrë shumë pak mbështetje.Bujqësia vazhdon të mbështetet vetëm me 57 qindarka. Bujqësia në zinxhirin e saj prodhim grumbullin, ka agroturizëm, agrobiznes dhe jo vetëm që nuk ka mbështetje e rritje, por është përballur edhe me fatkeqësi natyrore. Sektori i bujqësisë në atë lloj krize nuk mund të zhvillohet pa rritur mbështetjen financiare.

Pyetje: Malaj janë shumë çështje që shumë kompani, si Beghetti, Firma greke e Rrugës Tiranë -Elbasan, por edhe kompania turke për ndërtimin e HEC-it të Kalivacit e Poçemit e kanë çuar çështjen në ARBITRAZH. Por, kjo do të thotë një kosto e madhe për qeverinë shqiptare në kushtet kur borxhi publik ka arritur nivelin më të lartë?

Malaj: Unë jam munduar që njohuritë e mia të mos i mbaj për vete por t’i ndaj me publikun. Fakti që u tolerua rritja e borxhit, nuk u tolerua për partnerët publikë, por për të asistuar shtresat në nevojë dhe për t’i dhënë mbështetje biznesit. Rritja e investimeve qoftë nëpërmjet koncesioneve sipas studimeve të FMN është verifikuar dhe tregojnë që kemi përkeqësim të menaxhimit të financave publike.

Është arritur në përfundim që humbjet janë 33%. 660 milionë euro janë para që janë keqpërdorur. Në kushtet e fatkeqësive njerëzit shpenzojnë për të shpëtuar jetë, por ata që vjedhin nuk e harrojnë zakonin.

Paraardhëse

Si do reagoje po të të propozonte Greg Rama? Vajza e ish-deputetes shqiptare jep përgjigjen që nuk pritej (VIDEO)

Pasardhëse

Ministrja Spiropali ‘thyen’ rrjetin, publikon videon që i thotë të gjitha: Se mileti po gatitet, se Luli lebetitet (VIDEO)

Pasardhëse

Ministrja Spiropali ‘thyen’ rrjetin, publikon videon që i thotë të gjitha: Se mileti po gatitet, se Luli lebetitet (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.