Kërkoi të dorëzohen pasaportat diplomatike të Kombëtares se iu kishte mbaruar afati, Gianni De Biasi nxjer blof Olta Xhaçkën. Pasaportat diplomatike të dhëna për kombëtaren shqiptare më 22 qershor 2016, janë kthyer në një çështje diplomatike ndërmjet futbollit dhe politikës. Për më tepër, që Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme kërkon dorëzimin e dokumenteve brenda datës 30 qershor, sepse i ka mbaruar vlefshmëria.
Në këtë pikë, ka një detaj që hedh poshtë pretendimin e ministres aktuale të MEPJ, Olta Xhaçka, që argumentoi se çdo dokument ka një afat të përcaktuar. Pasaportave diplomatike për 23 futbollistët pjesëmarrës në Euro 2016, trajnerin Gianni De Biasi, asistentin Paolo Tramezzani, kreun e federatës Armand Duka, sekretarin Ilir Shulku dhe pjesëtarët e stafit, Erion Bogdani dhe Alban Bushi u përfundon afati më 22 qershor 2026.
Lidhur me këtë lajm De Biasi u shpreh se nëse është problem për qeverinë aktuale që disponon pasaportën diplomatike, atëherë ai e kthen, pasi nuk pretendon të krijojë incidente diplomatike.
“Është shumë e thjeshtë, nëse unë të dhuroj diçka, nesër nuk do të vij të ta kërkoj sepse ndryshuan kushtet apo atmosfera. Pasaporta skadon në 2026 dhe pas kësaj nëse nuk do të ma japësh atëherë në rregull. Nuk e kuptoj përse e duan, gjithsesi unë nuk dua të krijoj incidente diplomatike”, tha De Biasi për abc news.
Diskutime rreth kësaj post