• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministrja Spiropali nxjerr prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këtë politikan e komandon Meta e Kryemadhi

1 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
148
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi kandidate për deputete në listat e PS-së për Tiranën, Elisa Spiropali u shpreh sot se në zgjedhjet e 25 prillit nuk do të guxojë asnjë parti të blejë votat, pasi sipas saj, PS do ta mbrojë votën e qytetarëve përmes ligjeve të forta.

Spiropali tha për rubrikën ‘Opinion’ se LSI është partia kampione, që në gjithë këto vite e ka bazuar gjithë strategjinë e saj te blerja e varfërisë.

“PS nuk ka blerë ndonjëherë votën e qytetarëve. Ne e bazojmë forcën tonë elektorale tek idetë tona, te punët që kemi kryer, tek ideologjia, etj. Nuk e besojmë ne te vjedhja e votës. Dhe c’është e drejta as PD nuk është shquar për këtë. E para është LSI, është kampione. Të gjithë strategjinë e saj elektorale në vite e ka bazuar te blerja e varfërisë, gjetja e eksponentëve që mund t’i ofrojë përmes lloj-lloj formash ryshfeti, etj. Ne do ta mbrojmë votën përmes ligjeve të forta. Nuk besoj se ka njeri aq të marrë, që të shkojë në burg. Nuk guxon njeri, kur nuk e mbron askush, të shkojë në burg”, – tha Spiropali.

Më tej, Spiropali sulmoi kreun e PD, Lulzim Basha, duke thënë se ai nuk mund të ndalojë korrupsionin, kur sipas saj, është vetë i zhytur në korrupsion.

“Lulzim Basha e ka të kotë kur flet për anëtarësimin në BE, sepse jemi në fushatë. Këto sloganet e tij tingëllojnë të lodhura, pasi ai e ka treguar me fakte se c’bën partia e tij për të bllokuar procesin e integrimit. I gjithë programi i PD është i bazuar te kap c’të kapësh, gënje kë të gënjesh, të marrësh ndonjë votë, se ndryshe na nxjerrin nga partia.

As metafora e ‘detit kos’ nuk funksionon këtu. Ky do ulë të gjitha taksat dhe do rrisë pagat, kontributet, pensionet etj. Do ndalë korrupsionin ai që vetëm gishtin e ka jashtë, sepse gjithë trupin e ka brenda. Ky i tëri ka qenë i zhytur në korrupsion. Ky është ministri i Rrugës së Kombit, që s’u përgjigj kurrë. Është ministri që bëri marrëveshjen e detit pa asnjë transparencë.

Basha është i moçën, nuk doli tani në skenë si dhëndër i ri. Ishte dhe më 21 janar ministër i Brendshëm, kur bëri si çun i mirë. Ky nuk është as Zoti i shtëpisë, i PD. Është ndryshe të kesh atë tabelën kryetar e ndryshe të jesh Zot i partisë. Këtë e komandon Ilir Meta e Monika Kryemadhi. Meta nuk është sjellë asnjë ditë si President, ai bën fushatë. Lulzim Basha nuk e ka garën me ne, po me Ilir Metën, se kush do të drejtojë opozitën. Këta janë një çorap i madh”, – u shpreh ministrja.

Ndërkohë, e pyetur lidhur me raportet e ndërkombëtarëve të IT dhe DASH, që flisnin për korrupsion në nivele alarmante në Shqipëri, dhe si do ta luftoni ju korrupsionin, Spiropali u shpreh se “Raporti i IT është bërë këtu, nga njerëz shumë pranë PD, që thonë fjalët e Ilir Metës. Ne nuk e luftojmë dot korrupsionin me frymën e shenjtë, por me sistem. Raporti i DASH evidenton pika të forta dhe pika të dobëta dhe nuk është fare që DASH ka nxjerrë raportin për Shqipërinë. Është një raport krejt normal, si çdo vit. Ne e dimë pandëshkueshmërinë, ndaj po e bëjmë Reformën në Drejtësi. Ilir Meta ndaj doli nga binarët se kjo reformë sot po funksionon. Korrupsioni nuk luftohet duke i dhënë nga një anë mbështetje partiake. Ne nuk bëhemi strehë për askënd. Kemi ngritur institucionet e reja, që të merren me të gjithë, për të dëshmuar që pandëshkueshmëria nuk ekziston më në këtë vend. Provat e para janë dhënë. Ne prandaj e ngritëm këtë reformë të guximshëm, në mënyrë që as presidenti dhe askush tjetër të mos dalë mbi ligjin”.

Paraardhëse

“Mund të mos ndodhë kurrë”, Patozi nxjerr prapaskenat e përplasjes PS-PD për fletën e votimit, paralajmëron: Ja çfarë ndodh në 26 prill

Pasardhëse

Frrok Çupi del me bindje të plotë: Ja kush do i fitojë zgjedhjet e ardhshme

Pasardhëse

Frrok Çupi del me bindje të plotë: Ja kush do i fitojë zgjedhjet e ardhshme

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.