• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndërkombëtarët plasin bombën, tregojnë si Meta i shpëtoi aferës me bllokun 700 mijë euro, pafajësia e tij cilësohet dështim i drejtësisë

31 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.5k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pafajësia e presidentit aktual Ilir Meta nga afera e videos me ish-ministrin Dritan Prifti, shihet si një shembull i dështimit të drejtësisë në luftën ndaj korrupsionit. Në atë kohë Meta doli i pafajshëm në Gjykatën e Lartë edhe pse në media doli një video ku ai dhe ish-ministri Dritan Prifti flisnin për një aferë 700 mijë euro.

Ky rast është marrë si referencë në një raport të hartuar nga Transparence International dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, ku flitet për kapjen e shtetit nga korrupsioni. Në raport tregohen detaje se si presidenti arriti të dalë i pafajshëm nga kjo valle.

“Një studim i kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (2016) mbi veprat penale të korrupsionit tregon se vlerësimi jo i drejtë i provave të administruara në procesin gjyqësor ose pamjaftueshmëria e tyre për të ndërtuar një çështje për shkak të hetimeve të kufizuara të kryera nga prokuroria, ka çuar në pushimin e çështjeve penale ose lirimin e të pandehurve të akuzuar për korrupsion. Kjo u vu re edhe në çështjen gjyqësore “Meta-Prifti”, ku Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi që i pandehuri Ilir Meta nuk ishte fajtor pasi gjykoi se provat materiale në formën e materialit audioviziv të marra nga ekspertë të huaj ishin të papranueshme, sepse këta ekspertë nuk ishin emëruar në përputhje me Konventën Europiane për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjit Nr. 10193/2009.37”, – theksohet në raport.

Loja me ekspertët

Më tej thuhet se në vitin 2011, një kanal privat televiziv kombëtar transmetoi një regjistrim audioviziv, i cili ishte bërë duke përdorur një kamera të fshehtë, që përfshinte biseda mes dy zyrtarëve të lartë shtetërorë, Dritan Priftit dhe Ilir Metës, deputetë dhe ish-ministra, në lidhje me emërimin e paligjshëm të personave në institucione të ndryshme publike, si dhe favorizimin e subjekteve në procedurat e ankandit dhe koncesionit në këmbim të përfitimeve materiale.

“Kërkesat për favorizime përfshinin, dhënien një subjekti të caktuar të koncesionit për ndërtimin e një hidrocentrali, Egnatia Shushicë, në këmbim të 700,000 eurove, 7 për qind të aksioneve të kompanisë si dhe 1 milion euro të tjera që ankandi për shitjen e naftës bruto të bëhej në favor të një subjekti tjetër. Ilir Meta aktualisht shërben si president i Republikës së Shqipërisë. Opinioni i dhënë nga ekspertë të një kompanie amerikane e specializuar në video kriminalistikë, konkludonte se përmbajtja e regjistrimit nuk ishte e manipuluar. Ndërsa, ekspertët shqiptarë të caktuar nga gjykata e kundërshtuan konkluzionin e ekspertëve të huaj. Konkluzioni i ekspertëve shqiptarë ishte që materiali audioviziv i personave të përfshirë në bisedë mund të ishte ndryshuar”, – thekson më tej raporti.

Sipas tij, ekspertët shprehën opinionin se materiali nuk ishte provuar të ishte origjinal. Transparence International dhe IDM shprehen se prokuroria i kërkoi gjykatës të lejojë marrjen e një prove të re me ekspertë të tjerë të huaj, por Gjykata e refuzoi këtë kërkesë. Duke marrë në konsideratë fuqinë e diskutueshme provuese të regjistrimit audioviziv, gjykata e liroi të pandehurin nga akuza. (Vendimi Nr. 8 i Gjykatës së Lartë, dt. 16.01.2012).

Paraardhëse

Anijet amerikane zbarkojnë në brigjet tona, zbardhet çfarë po ndodh

Pasardhëse

Lulzim Basha i jep postin e rëndësishëm Andi Lilës

Pasardhëse

Lulzim Basha i jep postin e rëndësishëm Andi Lilës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.