• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

LSI mundësi bashkëpunimi me Ramën pas 25 Prillit? Monika Kryemadhi bën deklaratën e fortë

28 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
687
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në një intervistë të dhënë për gazetarin Juxhin Mustafaraj, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur pyetjes nëse ka ndonjë mundësi bashkëpunimi me Partinë Socialiste dhe kryetarin e saj Edi Rama.

Kryemadhi ka hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ajo ka theksuar se të bashkëpunosh me një njeri si Rama, që ndien neveri për vendin e tij, për një njeri që ndien urrejtje për popullin e tij, për një njeri i cili i ngre zgupthi qytetarët e vet për t’i larguar nga Shqipëria, është tradhti kombëtare.Ndër të tjera ajo ka theksuar se beteja e 25 prillit është një betejë për qytetarët dhe nuk duhet të fokusohet tek imazhi i lidërve të partive, por tek zgjidhja e problemeve.

Deklarata e Kryemadhit:

“Bashkëpunimi i LSI me Edi Ramën është tradhti kombëtare. Të bashkëpunosh me një njeri, i cili ndien neveri për vendin e tij, për një njeri që ndien urrejtje për popullin e tij, për një njeri i cili i ngre zgupthi qytetarët e vet për t’i larguar nga Shqipëria, normal që çdo bashkëpunim me Edi Ramën do të ishte tradhti kombëtare. Përsa i përket angazhimit dhe takimeve tona, duhet të kemi një gjë parasysh që qoftë PD, qoftë LSI janë dy grupime të ndryshme, pavarësisht se për herë të parë në historinë e tranzicionit të 30 viteve, ne kemi një koalicion parazgjedhor midis Partisë Demokratike dhe një partie të majtë, që është LSI, e cila nuk është më thjesht një strukturë me katër deputetë, por është një strukturë e cila është realitet politik dhe mund t’ju them që është edhe shumë më shumë se një forcë politike. Është një energji e pashtershme të rinjsh dhe të rejash, të cilët janë e ardhmja e këtij vendi, të cilët kanë dëshirën, ëndrrën dhe shpresën për ta ndërtuar këtë vend. Beteja e 25 prillit nuk është betejë figurash. Nuk është beteja ku njerëzit kanë nevojë të shikojnë Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në televizor.

Beteja e 25 prillit është një betejë për qytetarët. Nëse ne do të fokusohemi tek imazhi personal i dy liderëve të dy partive kryesore opozitare, do të ishte gabimi ynë më i madh dhe fatal. Nëse ne nuk fokusohemi tek zgjidhja e problemeve, nëse ne nuk fokusohemi tek angazhimi ynë i drejtpërdrejtë me qytetarët për të mbajtur fjalën dhe për t’u kthyer atyre shpresën dhe besimin, atëherë kjo është një betejë e humbur e jona. Por, nuk ka rrugë tjetër. Duam apo nuk duam ne, qytetarët do të votojnë ndryshimin. Çdo lider politik duhet të bëhet njësh me qytetarët, duhet të marrë përgjegjësitë e tij përpara tyre për të mbajtur fjalën dhe për të treguar se në Shqipëri vërtet ka ardhur një mentalitet i ri, në Shqipëri do të vijë një strukturë tërësisht e re dhe një klasë e re politike, që do të sjellë mendim dhe mentalitet të ri.”, është shprehur Kryemadhi.

Paraardhëse

Stil italian dhe mbrojtës Serie A, Anglia teston prapavijën e Reja, statistikat tregojnë të kundërt, jemi më të fortë në sulm

Pasardhëse

E pabesueshme!, Ja çfarë opinioni kanë Linda Rei dhe Shqipe Hysenaj rreth ‘homofobisë’

Pasardhëse

E pabesueshme!, Ja çfarë opinioni kanë Linda Rei dhe Shqipe Hysenaj rreth 'homofobisë'

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.