Elbasani ishte ndalesa e radhës e turit të prezantimeve për punën e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR), ku u zhvillua një takim i hapur me pjesëmarrjen e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, Kryetarit të Bashkisë Elbasan Gledian Llatja, Drejtoreshës së AKR Kleina Kasanai, përfaqësuesve të sektorëve të rinisë nga bashkitë e qarkut, organizatave civile, Këshillit Rinor Elbasan etj.
Gjatë këtij aktiviteti u zhvillua një bashkëbisedim rreth punës së AKR, ngritjes së Këshillit Kombëtar Rinor si organ këshillimor pranë MASR, nisjen e punës për strategjinë e rinisë, shtimin e vëmendjes ndaj politikave e qendrave rinore etj.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Evis Kushi duke theksuar se e ka shumë për zemër punën e kësaj agjencie që nga marrja e detyrës së ministres, nënvizoi se kohët e fundit është punuar fort për ta konsoliduar gjithnjë e më tepër veprimtarinë e AKR.
“Në radhë të parë e nisëm me ligjin “për Rininë” që u miratua në 2019 dhe solli shumë risi për mbështetjen, aktivizimin e të rinjve dhe përfshirjen e tyre më të madhe në jetën ekonomike, sociale, kulturore etj.“-thote Kushi.
Në mënyrë të veçantë, Znj. Kushi u ndal tek platformat e punësimit të të rinjve në administratën publike si rezultat i vëmendjes së qeverisë shqiptare nga “Pakti për Universitetin”
“Janë 835 studentë ekselentë të punësuar në sektorë të ndryshëm të administratës publike falë platformës “Punë të Mbarë” që erdhi si fryt i ‘Paktit për Universitetin’. Ndërkohë, kemi edhe ‘Programin Kombëtar të Praktikave të Punës’, nga i cili vetëm në ‘Thirrjen V’ të tij janë 210 praktikantë të punësuar, ndërsa përgjatë 5 thirrjeve të këtij programi ndër vite janë zhvilluar afro 3 mijë praktika 3-mujore dhe janë punësuar rreth 1 mijë praktikantë me kontrata 1-vjeçare pune në administratën publike, institucione të pavarura apo shoqëri të ndryshme tregtare” – tha Ministrja Evis Kushi.
Diskutime rreth kësaj post