• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Berisha do që do t’i ketë gjërat nën kontroll, Rama ka qejf nënshtrimin, Basha nuk ka shokë”, psikologia e njohur zbërthen karakterin e politikanëve

27 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
97
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Psikologia e njohur Denata Toçe, duke u futur krejtësisht në rolin e saj, si psikologe, Denata ka përshkruar karakterin e disa prej politikanëve në Shqipëri duke theksuar edhe ndonjë çrregullim psikologjik.

Për Sali Berishën, Denata tha se ai është një person që do t’i ketë gjërat nën kontroll.

“Do më merrte seancën në kontroll, sepse është një person që dëshiron që ta ketë situatën nën kontroll. Kam përshtypjen që kështu do të ndodhte. Ai vetë nuk është i ndërgjegjshëm për këtë, sepse është një nga gjërat që e bën atë shumë të fortë dhe e mban atë që të jetë shumë aktiv dhe ta shprehë atë edhe me karizëm dhe karizmi i tij është shumë solo në mënyrën se si flet dhe në mënyrën se si vepron. Do të jetë solo gjatë gjithë kohës. Po ju futëm për çrregullime, është një simptomë e narcicizmit, por nuk është çrregullim”, – është shprehur Denata.

Ndërsa për Kryeministrin e vendit, Edi Rama theksoi se ai është një narcist dhe se e ka shumë qejf të nënshtrojë.

“Rama e ka shumë të vështirë që të tjerët të hyjnë tek ai, sepse ai nuk e lejon në asnjë rast, prandaj ka mekanizma shumë të fortë mbrojtës që të mund të sulmojë, të jetë arrogant, të mund të nënshtrojë. E ka shumë qejf nënshtrimin. Nuk e pranon asnjëherë për ta parë drejtpërdrejtë patalogjinë që ai ka”, – tha ajo.

Psikologia e njohur për Ilir Metën tha se ai aktualisht është një ankth të madh dhe që shoqërohet me kriza ankthi.

“Po të flasim për momentin, është në ankth të madh. Ka nervozizëm shumë. Nuk mendoj se janë kriza paniku. Krizat e ankthit janë ndryshe dhe është një gjendje që po avancon dhe unë mendoj që ai e ka këtë gjë”, – u shpreh Denata Toçe.

Ndërkaq për Monika Kryemadhin e përshkroi si një person që nuk e pranon veten ashtu siç është dhe që nuk është më këmbë në tokë.

“Jo shumë e përputhur me veten. Ka një tendencë që të dali përtej asaj që është. Do kisha dashur shumë që ajo ta pranonte veten siç është. Përpiqet ndonjëherë që të jetë diçka që s’është. Janë mekanizma mbrojtës, është tjetërsimi, zhvendosja e së vërtetës, mos ballafaqimi, pa qenë çik me këmbë në tokë”, – tha Toçe.

Për Astrit Patozin, kreun e partisë “Bindja Demokratike”, në të cilën edhe ajo është e angazhuar, u shpreh se ai ka një vetëvlerësim të ulët.

“Astriti është njeri shumë i mirë dhe kam përshtypjen që as ai vetë nuk e di dhe këtë gjë ka të keqe që nuk e di sa i mirë që është. Ka lidhje me vetëvlerësimin sepse do të kishte pasur një karizëm më të lartë, do kishte qenë një figurë disi më e ekspozuar nëse do të kishte pasur një vendosmëri më të mirë për të shprehur atë që duhet të shprehë.”

Analizën psikologjike, Denata Toçe e ka përfunduar me Lulzim Bashën duke nënvizuar se kryetarin e Partisë Demokratike e sheh vetëm dhe se ai nuk ka shok.

“Një gjë më ka bërë përshtypje tek ai. Nuk ka shokë. Unë do të doja shumë që ai ta kishte këtë gjë. Të kishte shok, spontanitet, sepse është shumë rixhit. Kam përshtypjen që mund të bënte shumë herë më tepër si figurë politike, karizmin e tij mund ta kishte më të larmishme, mund të kishte qenë më spontan në qoftë se nuk do të ishte kaq rixhit. Nuk e shoh që të ketë shok”, – përfundoi Denata Toçe.

Paraardhëse

“Ju betohem, do t’ju gjuaj me topa!”, Andi Lila paralajmëron publikisht Lulzim Bashën

Pasardhëse

Pas ndarjes nga Bearti, Tea merr vendimin e papritur dhe i lë të gjithë pa fjalë

Pasardhëse

Pas ndarjes nga Bearti, Tea merr vendimin e papritur dhe i lë të gjithë pa fjalë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

Nga lajme2
1 October, 2025
0

Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” është rikthyer në ekran me një sezon të ri dhe një panel tërësisht të...

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.