• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Prokurorja e hekurt”, KLP emëron zyrtarisht Elizabeta Imerajn në krye të Prokurorisë së Tiranës

27 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
86
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar në krye të Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj. Prokurorja u komandua në krye të Prokurorisë së Tiranës pas shkarkimit të Dritan Rreshkës, ndërsa dje KLP e ka emëruar zyrtarisht Imerajn në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. KLP vendosi unanimisht për emrin e Imerajt, e cila do të mbajë këtë detyrë për një mandat tre vjeçar.

“Më 18.03.2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur renditjen e znj. Elizabeta Imeraj, si kandidate e vetme për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, dhe të z. Kreshnik Ajazi, si kandidat i vetëm për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan. Pas kalimit të afatit shtatëditor të parashikuar në nenin 28 të Rregullores “Mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë në pozicionin e drejtuesit, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”, Këshilli vendosi unanimisht për ngritjen në detyrë të znj. Elizabeta Imeraj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, dhe z. Kreshnik Ajazi në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan”, njoftoi KLP.

Pak kohë më parë Këshilli bëri një veting të vetin për zonjën Imeraj ku doli e pastër. Kur u prezantuan gjetjet, nënkryetari i KLP, Alfred Balla tha se ajo është shprehur se nuk ka konflikt me asnjë prej anëtarëve të komisionit në KLP, që ka kryer verifikimin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës.

“Për verifikimin e pasurisë, kuptohet që barrën më të madhe e ka Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”, tha Balla.

Ai pohoi se sipas raportit të dërguar nga ILDKPKI, Imeraj ka kryer deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin; se ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive; se nuk ka fshehje apo deklarim të rremë dhe se nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar informacione gjithashtu nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Drejtoria e Tatimeve dhe e Doganave dhe ka arritur në konkluzionin se deklarimet e pasurisë së Imerajt janë në përputhje me rezultatet e ILDKPKI.

Përveç emërimit të zonjës Imeraj, Këshilli vendosi me shumicë votash, tre caktime të përkohshme në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe konkretisht: Z. Edmond Karriqi caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kukës; Znj. Alma Bramo caktohet përkohësisht si prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës; Z. Dritan Gripshi caktohet përkohësisht në pozicionin e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat. Këshilli miratoi kërkesën për veprimtari jashtë funksionit për prokuroren Ermira Tafani, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, e cila kërkon të punojë si pedagoge e jashtme, për lëndën “E drejta proceduriale”, për vitin akademik 2020-2021 pranë Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, me ngarkesë mësimore prej tre leksionesh në javë, me nga 50 minuta secili, për 15 javë, që përbëjnë në total 45 leksione, pas orarit zyrtar.

Paraardhëse

Soreca takim me kreun e ILD: Përgëzoj Metanin për vitin e parë të punës

Pasardhëse

PD përjashtoi LSI nga çelja e fushatës zgjedhore, Kryemadhi sulmon Bashën dhe e akuzon se i shiti pushtetin Ramës

Pasardhëse

PD përjashtoi LSI nga çelja e fushatës zgjedhore, Kryemadhi sulmon Bashën dhe e akuzon se i shiti pushtetin Ramës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.