• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela plas ‘bombën’, paralajmëron zhvillime të bujshme në politikën shqiptare

26 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
371
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar vendimin e Albin Kurtit për të refuzuar asocimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Koha e ngritjes së personalitetit shqiptar në Ballkanin Perëndimor është pikërisht tani. Kurse asocimi i komunave serbe, është një Kalë Troje i Serbisë për Kosovën”, shkruan Ngjela. Avokati në analizën e tij shtron disa pyetje të rëndësishme lidhur me zhvillimet politike që kanë ndodhur dhe që pritet të ndodhin.

Postimi i Ngjelës:

“Albin Kurti refuzon asocimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Bravo i qoftë!

Asocimi i komunave me shumicë serbe në Kosovë është një turp historik. Kurti me këtë hap po tregon se nuk ka asnjë nostalgji për pushtuesit serbë të territoreve shqiptare dhe nuk po ka më në lidërshipin politik të Prishtinës, individë të deprimuar nga Beogradi.

Koha e ngritjes së personalitetit shqiptar në Ballkanin Perëndimor është pikërisht tani. Kurse asocimi i komunave serbe, është një Kalë Troje i Serbisë për Kosovën.

Pikërisht në funksion të kësaj, ja pyetjet që mund të ngrihen në këtë kohë:

A është e përgatitur qeveria Kurti që ato që deklaron në funksion të bashkimit kombëtar, t’i arsyetojë juridikisht me marrëveshjen juridike të drejtpërdrejtë midis Shqipërisë dhe Kosovës?

Kjo mbetet për t’u parë.

Po lidërshipi politik i Shqipërisë, a është i gatshëm për të filluar stipulimin e marrëveshjeve esenciale Shqipëri-Kosovë?

A e di Prishtina dhe Tirana që marrëveshja politike Shqipëri-Kosovë duhet të jetë fillimisht si marrëveshja ndërshtetërore në formimin e Bashkimit Evropian?

E di Tirana dhe Prishtina që një marrëveshje e tillë është preludi për të kaluar nga Bshkimi Shqiptar, në Bashkimin Evropian.

E kuptonjë lidërshipet politike në Tiranë dhe në Prishtinë se një marrëveshje e këtij karakteri është imitim juridik i marrëveshjes për Bashkimin Evropian, e cila kërkon referendum, por që ne mund ta bëjmë paraprakisht me vendimet e të dy parlamenteve?

E di elita politike Shqipëri – Kosovë që politika amerikane po e konsideron Serbinë si një shtet që ka humbur në luftë?

A do të dalë dot politika shqiptare nga kompleksi Beograd – Moskë për shitjen e interesit kombërar?

A e di politika shqiptare që në median shqiptare, në Shqipëri dhe në Kosovë, ka ndërhyrje me para nga Moska, Beogradi dhe Athina, dhe këta individë i ka të provuar me emra tani politika amerikane?

A do të jetë i aftë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për të dalë nga gravitacioni i rrezikshëm antishqiptar Paris-Beograd?

A e kupton dot politika e lartë e të dy shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor që kjo ekzistencë dyshtetërore shqiptare, Shqipëri-Kosovë, në Ballkanin Perëndimor, është juridikisht e barabartë me ekzistencën e dy shteteve gjermanë pas Luftës së Dytë Botërore, por me ndryshimin thelbësor që Kosovën nuk e ka formuar si shtet Rusia, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

A e di politika e lartë shqiptare që aleanca tepër speciale Shqipëri-Amerikë-Kosovë është personalitet tepër i spikatur i Shqipërisë në rrafsh botëror?

Këto janë pyetjet që ngre kjo kohë përpara dhe kundrejt lidërshipeve politike të të dy shtetve shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Janë vetë historia e pritshme dhe që sigurisht që urrehen gjithë frikë nga Beogradi politik aktual. Në fakt, këto pyetje e kanë përgjigjen brenda tyre, prandaj nuk ka nevojë të zgjatemi, dhe gjithçka sigurisht do të vijë e të plazmohet si përgjigje nga historia që po ecën në favor të shqiptarëve…“-shkruan Ngjela.

Paraardhëse

Ori Nebijaj sqaron deklaratën e bujshme për një stërkëmbësh femër që e largoi atë nga PD, tregon si vendosi të rikthehej si kandidate për deputete

Pasardhëse

Të qeshura në studio, Antonela ‘ngacmon’ konkurrentin e ri

Pasardhëse

Të qeshura në studio, Antonela ‘ngacmon’ konkurrentin e ri

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.