• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ori Nebijaj sqaron deklaratën e bujshme për një stërkëmbësh femër që e largoi atë nga PD, tregon si vendosi të rikthehej si kandidate për deputete

26 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
249
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Oriela Nebiaj, është zgjedhur si kandidate për deputete në Partinë Demokratike, e 18-ta në listën e Tiranës. Për herë të parë Oriela Nebijaj ka folur për këtë vendim që ka marrë në karrierën e saj tashmë e drejtuar në politikë.

Oriela Nebijaj: Sot jam më e pjekur dhe e maturuar, eksperiencat kanë bërë të vetën dhe mendoj se është fiks momenti për t’u angazhuar në politikë.

Shqipëria ka nevojë për një ndryshim, e ka të nevojshme që të ketë të rinj që flasin dhe kanë folur me punën e tyre, për të bërë më shumë që pse të rinjtë të rijnë në Shqipëri dhe të mos ikin.

Intervista:

Rudina Magjistari: Ama ka shumë intriga brenda, madje nëse do shkëpusim një deklaratë tjetër, thjesht për ta kujtuar një citim nga programet e tjera ku ti je shprehur, ke folur për një stërkëmbësh, ku dikush të ka vënë, ka qenë e gjinisë femërore. Kanë qenë në kuadër të humorit ato apo të vërteta?

Oriela Nebijaj: Fiks ajo deklaratë të cilës ti po i referohesh në këtë moment, ka qenë në një emision që kryesisht e bazonte tek humori dhe tek situatat hipotetike dhe unë e sajova ashtu si për të thënë po siç komentohet gjithmonë nga gojët e liga, ishte një stërkëmbësh që më bëri mua të dilja nga Partia Demokratike nga e cila nuk kam dalë kurrë që nga momenti që vendosa të jem aktivisht pjesë e saj.

Per t’ju përgjigjur tani pyetjes me sinqeritet dhe me vërtetësi, në fakt me thënë të drejtën, unë kam patur një fat shumë të mirë, ndoshta të rrallë, e di që rrugëtimi për shumëkënd tjetër nuk ka qenë i vështirë, por besoj duke qenë unë e qetë dhe duke mos bërtitur për punën time, por duke lënë punën që të flasë për mua, kam patur një teren shumë pozitiv edhe bashkëpunues. Nuk kam gjetur konflikte që të më bënin të mendoja që më mirë të tërhiqem.

Të gjitha gratë, zonjat që kam takuar dhe kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi edhe deri më tani, kanë qenë pozitive dhe bashkëpunuese, por jo se unë kam bërë ndonjë garë të madhe ose i kam vënë në sfidë. Emri në listë krijon kënaqësi tek shumëkush, mund të krijojë xhelozi tek shumëkush tjetër, unë jam e qartë për këtë, por unë do maksimumin që të gjithë bashkë t’ja dalim dhe të vijë ndryshimi që duhet të vijë.

Rudina Magjistari: Si erdhi momenti i ftesës, i propozimit për të qenë në listën e kandidatëve?

Oriela Nebijaj: Ishte surprizues, e kisha menduar që edhe kësaj here unë do isha pjesë aktive fuqimisht e shtabit dhe e organizimit për të bërë që të ndodhë rotacioni që duhet patjetër të ndodhë politik edhe nëse do më thuash, kë do zgjidhje nga të dyja, të qenurit në listë si kandidate apo rotacionin politik dhe ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, pa diskutim që do zgjidhja këtë të dytën, këtë ta them me sinqeritetin më të plotë.

Kjo ishte habia dhe stepja e parë, por mendoj që ashtu si Lulzim Basha edhe më argumentoi në ftesën e tij, ky ishte momenti i duhur dhe nuk ka më kohë për të qëndruar me zë të mekur, është momenti për të qenë aktivisht e fuqimisht. Më mori në telefon dhe më tha që dua të të takoj. Nuk më shkoi mendja fare edhe pse ishin ditët finale që do më kërkonte këtë bashkëpunim dhe këtë impenjim. Isha e sigurt që do më jepte detyrat e tij në vijim për fushatën edhe ishte surprizues.

Shkova e takova, kishte një buzëqeshje që ia lexova edhe në një takim që kishim organizuar për 8 Mars, por thashë edhe fakti që kishim pak pa u parë, është edhe kënaqësia që rishihesh pas një kohe, nuk i lexova sinjalet por më pas thashë ok.

Unë kam pasur një eksperiencë shumë të mirë pune, ai është një njeri i qytetëruar dhe një model shumë i mirë për t’u ndjekur. Ka qenë shumë i komunikueshëm, gjithmonë suportues dhe mbështetës edhe ndonjëherë kur të linte të kuptoje që ai nuk ishte dakort me mendimin tënd, por të jepte mundësinë që ti të guxoje dhe ndoshta të vuaje më pas edhe ndonjë dështim të vogël por që nuk sillte dëme të mëdha, nga ato që të bëjnë të rritesh.

Paraardhëse

Pas provokimit me hartën, Vuçiç nuk ndalet dhe lëshon një tjetër deklaratë të fortë: Do vazhdojmë delegjitimitetin e Kosovës

Pasardhëse

Spartak Ngjela plas ‘bombën’, paralajmëron zhvillime të bujshme në politikën shqiptare

Pasardhëse

Spartak Ngjela plas ‘bombën’, paralajmëron zhvillime të bujshme në politikën shqiptare

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.