• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministrja Evis Kushi mikpret homologun e saj turk, Ziya Selçuk Kushi: Thellim bashkëpunimi në fushën e arsimit

26 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka mikpritur pranë ambienteve të MASR homologun e saj, Z. Ziya Selçuk, Ministër i Arsimit Kombëtar të Turqisë. Gjatë takimit, Ministrja Kushi ka shprehur fillimisht:“Falenderimet dhe mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në shumë fusha, veçanërisht në arsim me bursa për studentët shqiptarë dhe rikontruksionin e shumë objekteve arsimore”.

Znj. Kushi shprehet se në mënyrë të veçantë është diskutuar rreth marrëveshjes së nënshkruar në Ankara më 6 Janar të këtij viti.

“Ndërkohë, gjeta rastin të vlerësoj gadishmërinë e palës turke për hapjen filialit të Universitetit Teknik të Stambollit këtu në Shqipëri.” -nënvizon Ministrja.

Në fund, Znj. Kushi shprehet se ka shumë besim që pas kësaj vizite, por edhe pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë të thellohet jo vetëm në fushën e arsimit, por në të gjitha fushat. Nga ana tjetër, Ministri i Arsimit Kombëtar të Turqisë Z. Selçuk, duke e falënderuar Ministren Kushi për ftesën, vlerësoi si të rëndësishme nënshkrimin e marrëveshjes së nënshkruar më 6 Janar në kuadër të bashkëpunimit në fushën e arsimit. Ai u shpreh gjithashtu se do të vizitojë nga afër gjimnazin e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, ku do të shohë nga afër edhe kushtet në të cilat mësimi i turqishtes jepet.

“S’ka dyshim që ne jemi në ndjekje të këtij procesi të zhvillimit të gjuhës turke në Shqipëri. Jam i sigurtë që edhe në të ardhmen, pavarësisht kërkesave që do të jenë në rritje, jam besimplotë që do të ketë rezultate konkrete në të dyja shtetet.”– shprehet Ministri.

Paraardhëse

Rama po tenton të spostojë xhaketat e vjetra të Partisë Socialiste? Mimi Kodheli tregon çfarë marrëdhënie ka me kryeministrin

Pasardhëse

Pas deklaratave të forta për të mos lejuar kandidimin e tij, Tom Doshi i përgjigjet ambasadores Yuri Kim: Jam mbështetës i Amerikës

Pasardhëse

Pas deklaratave të forta për të mos lejuar kandidimin e tij, Tom Doshi i përgjigjet ambasadores Yuri Kim: Jam mbështetës i Amerikës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.