Zëdhënësja e PD-së Floriana Garo u shpreh gjatë mitingut të sotëm në kuadër të hapjes së fushtës se njeriu i vetëm që mund të sjellë ndryshimin është Lulzim Basha.
Deklarata e Garos:
“Pasi kam takuar disa herë Bashën kam krijuar bindjen se ai është udhëheqësi që i duhet Shqipërisë, i dashur me njerëzit, karizmatik, dhe që është i gatshëm që të sjellë ndryshimin që ne kemi kaq shumë nevojë. Muajt e fundit e kam parë Bashën të punojë deri në orët e vona të natës duke u konsultuar me ekspertë për të sjellë plane të detajuara, nuk e kam parë asnjëherë të lodhur, por me entuziazëm të jashtëzakonshëm për të sjellë ndryshimin” tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post