• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Partia Socialiste hap fushatën, aktori i njohur Petrit Malaj: Ja pyetja që i shtrova kryeministrit para se të pranoja propozimin për deputet

25 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
257
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryesuesja e listës së Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Edona Bilali, është kandidatja e parë që e startojë fushatën zyrtare të PS. Bilali e nisi fjalën e saj me një kritikë për qeverinë, e cila sipas saj, nuk ka bërë aq sa duhet për Shkodrën.

Ajo shtoi, se i është bashkuar familjes së madhe socialiste, për transformimin e Shkodër, ashtu sipas saj, ka ndodhur edhe me Korçën dhe Vlorën.

“Unë e pranova sfidën, sepse e dua Shkodrën dhe kam dashur që politika të sillej më mirë me Shkodrën, e kam fjalën edhe për PS, sepse edhe ajo ka pjesën e saj të borxhit për këtë qytet.,. Shkodra është unike, i ka të tëra, lumin, liqenin, detin dhe malin. Ka ardhur koha të besojmë PS, për t’u bërë edhe Shkodra, si Korça, Vlora, që janë transformuar. Ndaj miqtë e mi shkodranë, ju them kurajo sepse e keni vetë në dorë të bëni Shkodrën të ardhmen tonë, ashtu siç e gjithë Shqipëria”, tha Bilali.

Kandidati i PS që erdhi nga Londra: “Opozita nuk e meriton në asnjë mënyrë një shans tjetër! PS ka shumë për të ofruar.:

Kandidati i PS për Dibrën, Lavdërim Krashi, i cili erdhi nga Londra, ku punonte në bashkinë e kryeqytetit britanik, foli në nisje të fushatës elektorale të PS, në Sheshin “Skënderbej”. Krashi tha se PS meriton mandatin e tretë, pasi sipas tij, pavarësisht të metave dhe gabimeve, ka shumë për të ofruar për Shqipërin.ë

“Ne duam që një ditë të jemi në Shqipëri. E dimë të gjithë se sa bukur është ta thuash apo ta dëgjosh këtë, por e dimë se sa e vështirë është që Shqipëria jonë të bëhet shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Por, siç thoshte Nënë Tereza jonë e madhe “Ndiz një qiri, në vend që të mallkosh”. Të gjithë ne duhet të punojmë, që ta bëjmë Shqipërinë vendin e shqiptarëve. Unë jam këtu për të kontribuar modestisht për Dibrën dhe gjithë Shqipërinë, në mënyrë që vendi im të bëhet vendi ynë, e ardhmja e fëmijëve të saj. Në këtë skuadër të fortë këtu, do ta bëjmë gjithë Shqipërinë vendin për të gjithë neve. Me punë këmbëngulëse, duke besuar e mbështetur njëri-tjetrin, por mbi të gjitha duke ndihmuar Edi Ramën për të përballuar sfidat që kemi përpara. Ata nuk e meritojnë një shans tjetër në asnjë mënyrë. PS meriton mandatin e tretë, sepse me gjithë te metat dhe gabimet e saj, PS ka shumë për të ofruar për Shqipërinë tonë”, tha Krashi.

Aktori i njohur Petrit Malaj, kryesues i listës së qarkut të Kukësit për PS: Ja pyetja që i shtrova kryeministrit para se të pranoja propozimin dhe garancia që më dha Aktori i njohur, Petrit Malaj, në këto zgjedhje elektorale është kryesuesi i listës së Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit. Ai tha, se para se të pranonte propozimin e kryeministrit Edi Rama, i ka bërë vetëm një pyetje, të vazhdojë më tej zhvillimin e qarkut të Kukësit.

“Edi Rama më ftoi për të marrë pjesë në këtë skuadër, më ftoi për të përfaqësuar Tropojën. I kërkova vetëm një garanci, që ndryshimet që kanë ndodhur në Tropojë, Kukës, Has, do të vazhdojnë përsëri. Ai ma garantoi këtë gjë dhe unë mjaftohem me fjalën e tij sepse Edi është person i fjalës edhe i punës. Qarku i Kukësit do e votojnë Ramën sepse është i punës. Edhe unë do ia kërkoj votën për këtë njeri të punës. Këtu është mbledhur puna e të gjithë të rinjve, në pasionin e ambicien e ndryshimit të mëtejshëm të vendit tonë. Rama do e çojë Shqipërinë në një nivel tjetër. Ka shumë për të bërë, do vazhdojmë punën që Shqipëria të bëhet e ardhmja e fëmijëve tanë”, tha Malaj.

Paraardhëse

Lulzim Basha mbërrin në shesh i gëzuar, ja kush është kandidati për deputet që shoqëron (FOTO)

Pasardhëse

PS apo PD? Rama e Basha “live” nga sheshet e Tiranës, ja kush po e fiton betejën (FOTO)

Pasardhëse

PS apo PD? Rama e Basha “live” nga sheshet e Tiranës, ja kush po e fiton betejën (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.