• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela del me deklaratën e fortë, nxjerr prapaskenat e lëvizjes më të fundit të Ramës dhe paralajmëron zhvillime që do tronditin politikën shqiptare

25 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
3.7k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka ngritur dyshimet mbiu udhëtimin e papritur të kryeministrit Rama drejt Turqisë. “Kjo atmosferë politike tregon që të gjithë janë të shqetësuar nga ardhja e Joe Biden-it si president i Shteteve të Bashkuara. Kjo është thembra e Akilit; sepse shumë është trembur edhe korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë, në një kohë që shqiptatët po qetësohen në këto momente, se e shohin që luftën antikorrupsion në Shqipëri po e drejton ambadadorja amerikane Yuri Kim. Dhe kjo grua e madhe tani ka hyrë në historinë progresive të Shqipërisë, prandaj jemi të bindur kur themi se, forca e saj e vërtetë, ende nuk është ushtruar në shpëtimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, shkruan ndër të tjera Ngjela.

Postimi i Ngjelës:

“Rama shkoi nga Parisi në Ankara, domethënë nga Makroni te Erdogani.

Pse kjo xhiro kaq e lodhshme?

Ku i dihet, ndoshta ia ka kërkuar Makroni, se ka hallin e votimeve që priten së afërmi në Francë, dhe Erdogani paska në Francë shumë personalitet te ekstrakomunitarët që janë me shtetësinë franceze.

Të shohim. Do t’ia bëjë dot këtë nder Rama Makronit?!

Sepse, atë që Makroni i kërkoi për të qenë ndërmjetës te Albin Kurti, për vijimin e negociatave me presidentin e Serbisë Vuçiç, Rama nuk e mori dot përsipër. Domethënë ai nuk e pranoi një skandal të tillë antishqiptar.

l.

Në statusin e asaj dite kur Rama ishte nisur për të mbërritur në Paris, unë e theksova se Rama është thirrur nga Makroni që të ndihmojë Vuçiçin në lidhje me Kosovën. Dhe këtë e pohoi edhe Rama një ditë më pas, kur tha që Makroni i kërkoi të ndërmjetësonte në raportin diplomatik Kosovë – Serbi…

Kurse, po kjo e sotmja që ka lidhje me Erdoganin, çfarë është? Besoj që edhe kjo do të dalë kështu siç po them unë, sepse këto janë çështjet.

ll.

Gjjthsesi, për të gjitha këto na duhet të themi se kjo atmosferë politike tregon që të gjithë janë të shqetësuar nga ardhja e Joe Biden-it si president i Shteteve të Bashkuara. Kjo është thembra e Akilit; sepse shumë është trembur edhe korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë, në një kohë që shqiptatët po qetësohen në këto momente, se e shohin që luftën antikorrupsion në Shqipëri po e drejton ambadadorja amerikane Yuri Kim. Dhe kjo grua e madhe tani ka hyrë në historinë progresive të Shqipërisë, prandaj jemi të bindur kur themi se, forca e saj e vërtetë, ende nuk është ushtruar në shpëtimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Kurse, presidenti i ri i Amerikës, Joe Biden, ndërkohë ua ka bërë të qartë edhe Serbëve, edhe Rusëve që “Amerika do ta zgjidhë me forcë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia”. Ndërsa, në të njëjtën kohë, për carin rus Putin, Biden-i tha: “ai është një vrasës”. Ndërkohë gjendja ekonomike në Rusi po shkon drejt mjerimit, kurse budallenjtë tanë të korrupsionit të lartë shtetëror e kanë shpresën te Beogradi dhe Moska; por, deri diku, edhe te Athina.

Janë krejt të pashpresë: por a e kuptojnë dot këtë?

lll.

Po Rama, me kë është në këtë kohë? Është mirë të jetë me politikën amerikane, sepse thënia e Bashës dhe Berishës kundër reformës në drejtësi, në Uashington është marrë si antiamerikanizëm. Pse, nuk e di Basha që reformën në drejtësi këtu po e drejton drejtpërsëdrejti politika amerikane?!

E pra, këto janë çështjet politike që rrotullohet qark Shqipërisë: kryeministri i saj që po kërkon të hyjë në negociata në favor të pajtimit të palëve në konflikt, në lidhje me çështjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Letra pajtuese e Ramës kundrejt Albin Kurtit; kërkesa e Ramës ndaj Erdoganin për zgjedhjet në Francë; e këtu bashkë: edhe frika e madhe që po tregon korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë; por edhe krimi i organizuar e bishta të tjerë të lidhur me ta: vëllezër, motra, miq, shokë e gazetarë, dhe kapitali i madh, të cilët, të gjithë bashkë, janë marrë me fshehjen e pronave të të korruptuarëve, por edhe me pastrimin e parasë të fituar nga ky korrupsion i lartë shtetëror dhe krimi i organizuar.

Të gjithë janë afër fundit të tyre, por edhe shqiptarët e Shqipëria janë mu në prag të fitores historike. Dhe të gjithë shqiptatët sot i kanë sytë tek ambasadorja Yuri Kim.

Prisni dhe shikoni…”-shkruan Ngjela.

Paraardhëse

Keni plane për fundjavë? Zbuloni surprizat e motit për dy ditët e ardhshme

Pasardhëse

Ambasadorja Yuri Kim dha ultimatum, KQZ bën lëvizjen e fundit ndaj Tom Doshit

Pasardhëse

Ambasadorja Yuri Kim dha ultimatum, KQZ bën lëvizjen e fundit ndaj Tom Doshit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.