• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Urdhëri sekret nga Rama: Luljeta Bozo mos dalë më në TV

23 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
142
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas zhurmës që shkaktoi me intervistën e saj në emisionin ‘Dekalog’, se në kohën e Enverit kishte më shumë të mira sesa të këqia, e cila u përcoll me një fortunë nga antikomunistët dhe ngjalli një zinxhir replikash në shtypin e ditës, prijësa e listës së PS së Tiranës, Luljeta Bozo është futur provizorisht në karantinë.

Një urdhër i ardhur nga sferat e larta të partisë, disa mendojnë drejtpërdrejt nga Rama, i ka ndaluar asaj pjesmarrjen në debatet televizive. Disa TV informative që kanë kërkuar ta kenë në emisionet e tyre zonjën e tërmetit, kanë marra një “JO” të prerë nga koordinatorët e fushatës së PS.

Pas deklaratave të bujshme zonja Bozo dha dhe një intervistë në “Javanevs” ku ajo bëri 180 gradë prapakthehu. Ajo theksoi disa herë se e dënonte regjimin diktatorial dhe tha: “Kush kapet pas Enverit për të sulmuar të tjerët është në fakt një zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes së asaj diktature. Ata që shajnë, akuzojnë dhe shtrembërojnë njësoj si xhelatët e mendimit ndryshe asokohe. Ekstremet përputhen dhe më kujtohet Vaclav Haveli që thotë: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist! Kam vetëm keqardhje për ta”.

Dukej qartë se kthimi tek koncepti i ish disidentit dhe presidentit çek Vaclav Haveli, të cilin e ka përdorur edhe Rama ne vitet ’90 i ishte imponuar Luljeta Bozos. Dhe pasi u detyrua të bënte këtë piruetë ajo është zhdukur nga ekranet.

Nuk dihet sa kohë do të zgjasë karantina për të parën e listës së PS në Tiranë, por kuptohet qartë se sinqeriteti dhe çiltërsia e saj për të thënë ato që mendon, nuk janë të mirprituara në një parti ku shkalla hierarkike vendoset nga aftësia për të qënë hipokrit.

Prandaj Luljeta Bozo po qëndron perkohësisht në heshtje.

Paraardhëse

Dritë jeshile ndërtimit të Skavicës: Votohet ligji i veçantë për kompaninë amerikane “Bechtel”

Pasardhëse

‘Ka shkatërruar të ardhmen europiane të vendit’ Basha nxjerr pamjet dhe sulmon ashpër Ramën

Pasardhëse

‘Ka shkatërruar të ardhmen europiane të vendit’ Basha nxjerr pamjet dhe sulmon ashpër Ramën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.