Të gjitha surprizat e “Në Kurthin e Piter Pan 4” do të zbulohen vetëm sonte në mbrëmje gjatë spektaklit, por disa detaje i kemi mësuar para nisjes së natës së parë. I ftuari i parë do të jetë Adi Krasta, të cilin do ta shohim në një dimension tjetër nga zakonisht.
Një tjetër nga surprizat e mbrëmjes është e ftuara e dytë, që me siguri e keni kuptuar kush është nga titulli. Alketa nuk do të jetë vetëm sonte, por do të ketë në krah atë që përmes humorit sjell një tjetër version të saj, Delinda Dishën. Delinda ka sjellë në Klanifornia shumë humor duke imituar Alketën si prezantuese të Piter Pan dhe Love Story, apo siç e kemi parë në spektaklin e humorit, Histori Sevdaje.
Sigurisht që të gjithë mezi po presim të shohim si do të jetë kjo natë e “Piter Panit” me dy Alketa në studio. Një gjë e kemi të sigurt, mbrëmja do të jetë e mbushur me shumë humor dhe batuta.
Diskutime rreth kësaj post