Vizita e kryeministrit Edi Rama në Francë erdhi me ftesë të vetë presidentit Emmanuel Macron, në të cilën u diskutuan për investimet e rëndësishme që Franca do të bëjë në Shqipëri, por edhe për zhvillimet në rajon.
Rama është ndalur të flasë edhe për procesin e integrimit në BE-së, ku këmbënguli që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë.
“Është një proces që vazhdon. Unë e kam thënë dhe e përsëris që s’ka asnjë sekret. Është sekreti më i madh publik, nëse mund ta themi, që ne i kemi bërë detyrat tona dhe gjithçka do varet nga situata brenda për brenda Këshillit Europian dhe nga dinamikat brendapërbrenda vendeve të BE-së. Kështu që kjo është një gjë e ditur dhe s’ka nevojë për t’u zgjatur në këtë”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post