Ministri Pandeli Majko është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të faktit se ai është i 19-ti në listën e PS-së. Në një vend jo komod dhe për ta pasur të sigurt mandatin e deputetit.
Në media ka qarkulluar lajmi se nëse Majko nuk zgjidhet deputet do të largohet nga politika dhe PS.
“Unë jam rritur në PS mbi gjysmën e jetës sime fizike është me komunitetit tim socialist, është jashtë çdo logjike nëse i shmanget jetës socialiste. Nëse nuk do të jem deputet nuk do të thotë se s’jam socialist. Jam te vija e zjarrit sepse duhet të shoh greminën. Nuk dua asnjë votë të kundërshtarit, nëse marrim votat e njerëzve tanë si në zgjedhjet e fundit ne nuk e diskutojmë 2017-ën.”, iu përgjigj Majko pyetjes në lidhje me fatin e tij politik.
Diskutime rreth kësaj post