• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Kjo barishte që rritet në lëndinat e vendit tonë ka vlera të pabesueshme shëndetësore dhe është shumë e kërkuar

18 March, 2021
në Shëndet
0
218
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lulekopra është një barishte shumë popullore me një histori mjaft interesante. E hollë, e gjatë, lule verdhë. Sot e gjejmë kudo, por në të shkuarën lulekopra ka qenë aq e çmuar sa mbahej e mbrojtur dhe ruhej me fanatizëm si bizhuteri e një rëndësie të madhe. Lulekopra ka emrin botanik Anethum graveolens. Vlera financiare e lulekoprës mund të ketë rënë ndjeshëm ndër shekuj, por hijeshia e saj aspak nuk njeh rënie.

Bima e lulekoprës ka vendlindjen në rajonin e Mesdheut, madje fushat e shpatet e Shqipërisë mbulohen me një tapet natyral lulesh fantastike me ngjyrë të verdhë. Për mijëra vite me rradhë, lulekoprës i janë thurur lavde për vlerat mjekësore por edhe ato të kulinarisë. Edhe Hipokrati, Babai i Mjekësisë e përdorte lulekoprën në përgatitjen e një recete për pastrimin e gojës.Ushtarët në lashtësi përdornin farat e lulekoprës për të përshpejtuar shërimin e plagëve.

Fama e lulekoprës është shpërndarë në të gjithë historinë e njerëzimit. Historia shumëngjyrëshe e lulekoprës.Ajo ka një shije unike që e bën shumë interesante. Për më tepër ajo vë vulën në çdo gatim në kuzhinë. Gjethet, farat dhe lulet e kësaj bime janë fantastike. Rritja e lulekoprës në kopësht. Bima e koprës rritet krenare dhe arrin një gjatësi domethënëse.

Asaj i pëlqen dielli dhe të jetë e mbrojtur. Preferon një terren të kulluar mirë dhe të mirëmbajtur. Në kopsht ajo duhet mbajtur larg bimëve dhe luleve që pjalmojnë njëra-tjetrën. Bima e koprës është e brishtë. Mjafton një erë dhe e rrëzon përtokë. Ndaj ajo duhet mbajtur në një vend të mbrojtur në gjendje të lidhur, ku nuk ka rrezik.

Në verë, bima e koprës çel lulet e bukura plot erë dhe ngjyrë të verdhë. Ka njerëz që përveç luleve janë të interesuar të shfrytëzojnë vlerat e plota të gjetheve të bimës. Një bimë e vetme arrin të prodhojë plot fara që janë të përdorshme për vite të tëra. Farat mund t’i mbillni direkt në kopësht por duhet të siguroheni që ato do të ujiten me bollëk.

Fidanët e hollë të koprës duhen të mbahen të paktën 30 centimetra larg nga njëri tjetri. Rritja e koprës në ambiente të brendshme mund të bëhet në ato stinë kur dielli nuk mungon. Bima do të jetë shtatvogël në krahasim me atë që rritet në ambientet e jashtme por shija do të jetë e njëjtë. Fijet e holla të saj do të jenë të dendura por ju mund t’i jepni një formë të kënaqëshme për syrin.

Përdorimi i lulekoprës:

Gjithçka përveç kërcellit mund të përdoret nga kjo bimë. E megjithatë ndryshimi qëndron tek intensiteti i shijes që do të merrni nga bima e mirë. Gjethet kanë aromë më të butë dhe mund të përdoren në gatimet me vezë, peshk, djathë dhe perime. Lulet që çelin në majë të bimës kanë më shumë aromë dhe mund të përdoren në turshi.

Farat e bimës kanë shijen dhe aromën më të fortë. Ato janë fantastike nëse i përdorni në gatime si: supat, peshku dhe perimet.

Mund t’i përdorni në gatimin e bukës, përzieni me uthull ose t’i shtoni në sasi të vogla në ëmbëlsira, veçanërisht ato që përmbajnë mollë.

Përdorimi mjekësor i lukekoprës:

Çaji i përgatitur me një lugë gjelle me fara kopre trajton problemet me tretjen dhe lemzën. Për më tepër ajo trajton edhe dhimbjet e barkut dhe stimulon prodhimin e qumështit tek gratë lehonë. Nëse dëshironi thonj të bukur e të fortë zhysni duart në lëngun e farave të koprës, një bimë nga e cila ne marrim shumë përfitime.

Paraardhëse

Dje bëri sikur nuk e njihte Mevlanin, sot çohet dhe e puth, Antonela i surprizon të gjithë

Pasardhëse

Ulsi Manja paralajmëron zhvillime të reja, tregon vendimin drastik të opozitës që do të marrë ndaj reformës në drejtësi nëse vjen në pushtet

Pasardhëse

Ulsi Manja paralajmëron zhvillime të reja, tregon vendimin drastik të opozitës që do të marrë ndaj reformës në drejtësi nëse vjen në pushtet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.