• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama merr masa për bllokuar çarjet në PS, të larguarve nga listat u premtohen poste, shkrirja e LSI objektiv kyç i socialistëve

17 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
314
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka nisur të marrë masa për të shmangur përplasjet dhe krisjet brenda Partisë Socialiste. Të hënën e 8 marsit pak para se PS të depozitonte listën e kandidatëve për deputetë sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në ambientet e selisë rozë u mblodh Kryesia e Partisë Socialiste, e cila i hapi rrugë listës finale.

Në mënyrë të beftë disa emra nga deputetët aktualë e panë veten jashtë listave të PS, vendimi ky që në një farë mënyre ka shkaktuar edhe qejfmbetje, me dikë që kishte aspirata për të kandiduar për deputet. Por për të shmangur ndonjë surprizë nga të larguarit dhe në kushtet kur kryeministri Rama e ka bast të tij dhe misionin të panegociueshëm fitimin e mandatit të tretë, shefi i qeverisë është vënë në lëvizje për të bllokuar ndonjë “hemorragji” të mundshme brenda Partisë Socialiste.

Ditën e djeshme nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla është mbledhur Grupi Parlamentar socialist, ndërsa gazeta ka mësuar se një pjesë e diskutimit ka qenë pikërisht lista e Partisë Socialiste.

Mesazhet për deputetët

Kështu sipas informacioneve nga mbledhja, mësohet se zoti Balla ua ka bërë të qartë se e ka porosi nga zoti Rama që asnjë nga deputetët aktualë që ka mbetur jashtë listave me apo pa dëshirën e tij nuk duhet të braktisë fushatën zgjedhore të 25 prillit. Në këtë kontekst, mësohet se numri dy i PS ka kërkuar që të gjithë të jenë në fushatë dhe në terren, njëjësoj si ata që janë kandidatë, për të dhënë kontributin e tyre, në mënyrë që Partia Socialiste të dalë faqebardhë dhe fituese e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Po ashtu, mësohet se Balla ua ka bërë të qartë të spostuarve se ata nuk do t’i harrojë kush dhe se me fitoren e mandatit të tretë të PS, pas 25 prillit kushdo nga ata do të ftohen të japë kontribut në pushtetin vendor, qendror apo drejtori të ndryshme si pjesë nevralgjike e Partisë Socialiste. Ndërkaq, sipas të njëjtave burime, zoti Balla ka kërkuar nga vartësit e tij që të punojnë fort dhe të shtojnë kontaktet me zgjedhësit në zonat e tyre elektorale dhe të mos “dehen” nga rezultatet e sondazheve që nxjerrin fituese PS-në. Po ashtu, ai ka kërkuar nga të vetët që të shmangin incidentet më militantët e opozitës.

PS e vendosur për të nxjerrë Metën jashtë loje

Por ultimatumi për të lënit jashtë listave të 25 prillit që të mos braktisin fushatën zgjedhore, nuk ishte e vetmja porosi e kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit përmes kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka kërkuar nga deputetët që të intensifikojnë sulmet ndaj presidentit Ilir Meta.

Shkrirja e LSI mbetet objektiv kryesor i PS. Mësohet se Balla ka kërkuar që në çdo takim që kandidatët për deputetë zhvillojnë me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, një pjesë e kryefjalës duhet të jetë edhe presidenti Meta. Në këtë kontekst, zoti Balla ka kërkuar që të informohen qytetarët se vota për PD dhe LSI mban Metën dhe Berishën në pushtet, ku këta të fundit sipas tij, do të përdorin pushtetin për të çuar vendin në zgrip dhe zhbërë reformën në drejtësi.

Po ashtu, mësohet se numri dy i PS ka kërkuar që asnjë votë nuk duhet të shkojë për LSI dhe PD, pasi nëse partia e Kryemadhit do të mbetet jashtë qeverisë, i hapet rruga largimit të presidentit Meta, të cilit i mbaron mandati në vitin 2022 dhe s’ka shanse për mandat të dytë. Pra, përmes këtyre porosive, Rama po përpiqet që me “një gur, të vrasë dy zogj”, pasi në 25 prill fiton zgjedhjet dhe nxjerr jashtë loje Metën. Ndërkohë presidenti Meta e ka sulmuar dje publikisht edhe vetë zoti Balla, teksa ishte duke folur në foltoren e Parlamentit.

“Unë njoh një person që ka kaluar në këto faza. Në fillim i iku dashuria, tani po i ikën mendja. Mos u futni në këto faza se nuk iu bëjnë mirë për shëndetin mendor”, – deklaroi Balla.

Paraardhëse

Ka qenë e lidhur me Kastro Zizon? Flet për herë të parë Ajola Xoxa dhe tregon si qëndron e vërteta

Pasardhëse

Berisha del krah Metës për skenarët e kaosit dhe i çon mesazh Bashës për bashkëqeverisjen me PS, lideri i PD shton ankthin te LSI për qeverinë e re

Pasardhëse

Berisha del krah Metës për skenarët e kaosit dhe i çon mesazh Bashës për bashkëqeverisjen me PS, lideri i PD shton ankthin te LSI për qeverinë e re

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.