• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Parlamenti rrëzon Metën, bie dekreti i presidentit për karrierën ushtarake, miratohen ligji për Gardën dhe ai për sigurinë e automjeteve

17 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
83
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mazhoranca ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për karrierën ushtarake. Në seancën e djeshme plenare, Kuvendi ka rrëzuar një tjetër dekret të presidentit Ilir Meta, të cilin ky i fundit e kishte kthyer në Parlament për rishqyrtim. Dekreti i Presidentit u rrëzua me 83 vota kundër, ndërsa 10 deputetë abstenuan.

Sipas presidentit Meta, ky ligji dekurajon arsimimin e të rinjve dhe nxit idenë e gabuar se gjen punë edhe pa shkollë. Po ashtu presidenti arsyeton në momentin e kthimit të ligjit se cenohet meritokracia në Forcat e Armatosura, ndërsa bën thirrje që të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve për të ndaluar largimin e tyre nga vendi. Në fjalën e tij në Kuvend, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi hodhi poshtë pretendimet e presidentit Meta se ky ligj nuk është konsultuar as me presidentin dhe as me ushtarakët.

Peleshi u shpreh se konsultimet për këtë ligj kanë nisur që gati dy vite më parë. Ai theksoi po ashtu se janë marrë parasysh edhe sugjerime nga ana e amerikanëve lidhur me ndryshimet në këtë ligj.

“Për rikthimin e ligjit nga presidenti për rishqyrtim në Kuvend mund të them se këto pretendime nuk janë aspak të vërteta. Konsultimet për këtë ligj kanë nisur që në mars të vitit 2019. Po ashtu janë marrë në konsideratë edhe sugjerime nga amerikanët”, – tha Peleshi.

Teksa foli për risitë që sjell ligji për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura ai u shpreh se përfshihet garantimi i rekrutimeve të sigurta si për trupën e ushtarëve ashtu edhe për oficerët, po ashtu edhe trajtim financiar për ushtarakët sipas gradës. Ai bëri me dije se ndryshimet në ligj bëjnë të mundur edhe mbështetjen e personelit me specialitete të veçanta.

“Risitë që sjell ndryshimi i këtij ligji janë, garantimi i rekrutimeve të sigurta si për trupën e ushtarëve ashtu edhe për oficerët. Trajtimin dinjitoz të studentëve ushtarakë që zgjedhin për të studiuar dhe më pas për të shërbyer në FA. Rritjen e konkurrencës për të përzgjedhur më të mirët për nën/oficerë aktivë nga personeli i ushtarëve në FA. Kushtet e kritere të njëjta për të gjithë personelin ushtarak nën/oficer dhe oficer në FA. Garantimi i përfitimit të trajtimit sipas statusit të ushtarakut edhe për gradat e ulëta”, – tha ai.

Ligje të tjera që u miratuan

Edhe pse Parlamenti rrëzoi dekretin e presidentit për karrierën ushtarake një sërë projektligjesh të tjera u miratuan në seancën e djeshme plenare. Dy nga projektligjet që morën votat maksimale nga deputetët për miratim ishin ligji për Gardën e Republikës dhe për sigurinë e automjeteve. Projektligji “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili synonte përmirësimin e bazës ligjore në tregun e sigurimit të detyrueshëm, për të reflektuar ndryshimet e pësuara nga tregu i sigurimeve me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe përafrimit me standardet ndërkombëtare. Ky ligj u miratua me 85 vota pro, 6 kundër dhe 5 abstenim. Projektligji tjetër, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, përmes të cilit reformohet Garda e Republikës, riorganizohet në tërësi si shërbim përmes ndjekjes së modeleve të ngjashme të homologëve dhe përafrohet statusi i punonjësit të këtij shërbimi me atë të punonjësit të Policisë së Shtetit, pas diskutimeve parlamentare u miratua me 90 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenim. Po ashtu projektligje të tjera që u miratuan ishte edhe projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 115/2017 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”, që plotëson mungesën e hapësirës ligjore që nuk rregullohen nga Ligji për Prokurimin Publik, duke ia lehtësuar veprimtarinë dhe proceset e punës kësaj agjencie, u miratua me 88 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim.

Paraardhëse

Bashës i del përpara kushëriri i Ramës në Vlorë dhe ngel pa fjalë nga ato që i thotë (VIDEO)

Pasardhëse

Aktorja e humorit Delinda Disha imiton Najada Çomon: Falenderoj kryeministrin, votoni për mua (VIDEO)

Pasardhëse

Aktorja e humorit Delinda Disha imiton Najada Çomon: Falenderoj kryeministrin, votoni për mua (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.