• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lulzim Basha i përgjigjet Ramës: Kryeministri të distancohet nga banditët, boll provokoi qytetarët, e largojmë në 25 prill

15 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama kanë shkëmbyer dje replika të shumta në distancë për incidentin në Elbasan. Basha u shpreh se incidente të tilla janë të shëmtuara megjithatë u pa sesi qytetarët nuk kanë më frikë nga Rama.

Kreu demokrat iu drejtua Ramës duke i thënë se burrë nuk do ta bëjë shoqëria me banditët, por përkushtimi dhe dashuria ndaj vendit. Ai u shpreh se Shqipëria e ka të qartë se kë duhet të largojë në 25 prill teksa i bëri thirrje kryeministrit të mos i provokojë qytetarët. Sipas Bashës, në zgjedhjet e prillit, kreu i qeverisë do të largohet.

“Sot është një ditë feste që është simboli kuptim plotë i thyerjes së dimrit me verën. E pra 14 Marsi i sotëm na ndan pak nga 25 prilli që do të jetë. Ngjarja e shëmtuar që provokoi Edi Rama, rrugët ishin edhe më plot pas këtij incidenti të shëmtuar që tregoi se qytetarët nuk e kanë frikë. Shqiptarëve u ka dalë frikë dhe janë të gjithë bashkë. Burrë nuk të bëjnë banditët me pistoletë në brez pa të cilat nuk hyn dot në qytetin e Elbasanit, burrë të bën përkushtimi ndaj vendit, që ti nuk e ke pasur. Burrë të bën dashuria për vendin që ty të ka munguar në çdo çast. Shqipëria e ka ndarë mendjen, nuk ka ndryshim pa largimin tënd ndaj mos i provoko shqiptarët. Nuk na tremb dot ne. Ty dhe një grushti banditësh dhe oligarkëve u ka ardhur fundi”, – tha ai.

Ndërkohë, Basha u shpreh se si qyteti i Elbasanit, por sipas tij edhe gjithë Shqipëria kanë ngelur në vendnumëro madje duke ushtruar edhe dhunë.

“Shqipëria dhe Elbasani janë ndalur shumë këto vite. Kjo është ditë feste dhe është dita kur Shqipëria duhet që të ndalojë. Ky vend është mbajtur në vend numëro nga ato që ushtruan dhunë sot. Ishte tentativa e tyre për ta prishur festën e qytetit të Elbasanit. Mos guxo të kërcënosh qytetarët e Elbasanit me banditët. Dhunën e provokojnë ata që e kanë mbajtur Elbasanin 8 vite peng”, – tha ai.

Më tej kryedemokrati Lulzim Basha edhe pas vizitës në qytetin e Elbasanit i ka vazhduar replikat kundër kryeministrit Edi Rama. Me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Basha tha se koha e kryeministrit ka mbaruar dhe në zgjedhjet e 25 prillit çdo gjë do të ndryshojë.

“Koha e Ramës ka ikur. Ai provokoi qytetarët e Elbasanit me miqtë e tij kriminelë. Më 25 prill kjo do të ndryshojë, qyteti do t’u kthehet qytetarëve, njerëzve punëtorë të Elbasanit. Kudo që të shkosh Edi Rama do të marrësh të njëjtën përgjigje. Hiq dorë nga shoqërimi me kriminelët. 25 prilli do të jetë dita e bashkimit më të madh për ndryshimin. Pranvera po vjen dhe ne do të garantojmë që Rama të shkojë në shtëpi dhe ndryshimi i Shqipërisë të fillojë”, – nënvizoi Basha.

Paraardhëse

“U katandis në stallë bagëtish”, Vasili publikon pamjet: Mashtrimi i turpshëm i Ramës me Spitalin e ri të Fierit

Pasardhëse

Zgjoheni nga gjumi me dhimbje koke? Zbuloni arsyen përse ndodh kjo dhe çfarë duhet të bëni

Pasardhëse

Zgjoheni nga gjumi me dhimbje koke? Zbuloni arsyen përse ndodh kjo dhe çfarë duhet të bëni

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.