• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha i përgjigjet Metës: Jemi në krye të detyrës, presidenti po mbron Kushtetutën, Rama një “bishë e plagosur”

13 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
127
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur dje thirrjes së presidentit Ilir Meta që opozita të zgjohet dhe të reagojë ndaj sulmeve të mazhorancës. Jashtë selisë së Frymës së Re Demokratike, ku shkoi për të monitoruar situatën pas përplasjeve të presidentit Meta me policët bashkiakë, për shkak se këta të fundit po bastisnin zyrat e FRD, Basha theksoi para mediave se opozita është në krye të detyrës dhe se kreu i shtetit, sipas tij, po bën gjithë çfarë mundet për të mbrojtur Kushtetutën.

“Opozita ka qenë dhe është në krye të detyrës edhe presidenti është në lartësinë e detyrës për të mbrojtur Kushtetutën në kushtet e një shteti, i cili është në funksion të mafias, Ndraghetës së Veliajt dhe Edi Ramës. Fundi është afër. Shqiptarët janë të bashkuar”, deklaroi ai.

Ndërsa i pyetur nëse ka lidhje ngjarja me koalicionin opozitar, Basha pohoi se kjo është një hakmarrje e kryeministrit Rama.

“Hakmarrja është tipari më dallues i Edi Ramës në 8 vite. Kjo është dhunë ndaj opozitës. Kjo nuk na tremb. Dhuna ka qenë e vetmja alternativë që ka pasur për shqiptarët. U bëj thirrje të gjithë gazetarëve që të pasqyrojnë me objektivitet atë që ka ndodhur”, u shpreh ai.

Ndërkohë, lideri demokrat në shenjë rezistence dhe mohimi ka grisur në ambientet e jashtme shkresën e bashkisë që i kërkonte FRD të lironte zyrat. Po ashtu, Basha denoncoi se Rama ka darkuar para dy netësh me kriminelët në Kryeministri, madje thotë se ka më shumë pushtet për Enver Hoxhën, por ai thotë se opozita nuk trembet. Madje, për Bashën skenat e dhunës do të vijojnë në rast se 25 prilli nuk kthehet në ditën e thyerjes së status-quosë.

“Para disa ditësh, një mik i huaj shumë i njohur për publikun shqiptar më shkruante, duket qartë se fitorja po vjen. Kam vetëm një këshillë mjekësorë, humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit. Bisha e plagosur. Bisha nuk ka shans të trembësh e frikësosh popullin. Nuk ke shans të trembësh opozitën, që ka marrë misionin për të përfaqësuar qytetarët. 25 prilli është ditë ndryshimi. Këtë e dini ju, e dimë ne, e dinë ndërkombëtarët që na kanë qëndruar pranë. Këtë e di edhe Rama. Ngjarja e sotme është në një seri ngjarjesh, ka humbur mendjen. Ka dalë nga fiqiri prej panikut të humbjes dhe drejtësisë që e pret atë që e kanë shndërruar Shqipërinë në një strehë të oligarkisë. Shqipëria s’ndryshon pa u larguar Edi Rama. Këto skena do të vijojnë nëse 25 prilli mbetet dita e status-quosë. S’ka shans mbi tokë që kjo të ndodhë. Shqipëria do u kthehet shqiptarëve”, nënvizoi Basha.

Paraardhëse

Ilir Meta zgjidhet nga zinxhirët pas mesazhit që Kim i dha Kryemadhit, rrihet me policët bashkiakë, mbështetet nga Berisha

Pasardhëse

“Presidenti ka kapur me duar dhe ka sharë”, Mazniku përplaset me gazetarin e njohur dhe zbardh prapaskenat (REPLIKAT)

Pasardhëse

"Presidenti ka kapur me duar dhe ka sharë”, Mazniku përplaset me gazetarin e njohur dhe zbardh prapaskenat (REPLIKAT)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.