• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ilir Meta zgjidhet nga zinxhirët pas mesazhit që Kim i dha Kryemadhit, rrihet me policët bashkiakë, mbështetet nga Berisha

13 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
289
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta duket se ka degraduar tërësisht. Pas kërcënimeve me prerje duarsh dhe me përmbysje e revolta, kreu i shtetit është përplasur dje fizikisht me policët bashkiakë. Shkak është bërë një letër e Bashkisë së Tiranës drejtuar Partisë Fryma e Re Demokratike, të cilës i kërkon që të lirojë zyrat e saj, pasi FRD nuk është parti me përfaqësim parlamentar dhe nuk ka as 1% të mesatares së votave në tre zgjedhjet e fundit.

Kanë qenë disa policë bashkiakë, të cilët kanë shkuar dje paraditet në ambientet e ish-selisë së Partisë Demokratike ku ndodhen zyrat e Frymës së Re Demokratike për të ekzekutuar urdhrin e eprorëve të tyre. Por teksa policët bashkiakë i kërkonin FRD lirimin e zyrave që janë në pronësi të shtetit, krejt papritur është shfaqur presidenti Meta. Ky i fundit tejet i inatosur është përplasur fizikisht me efektivët e Policisë Bashkiake, ndërsa u ka kërkuar që të largohen dhe kërcënuar me heqje lirie.

“Ça bëhet kështu more? Kjo bashki është bandë, opozita të zgjohet. Kështu e duan këta? Ore do t’ju çoj në burg me duart e mia. Përjashta, Përjashta, Përjashta, Përjashta, s’dua asnjë fjalë”, dëgjohet Meta në videon e shpërndarë në media.

Por përplasja fizike mes presidenti Ilir Meta, mbështetësve dhe kreut të FRD, Sali Shehu me policët bashkiakë ka vijuar edhe për disa minuta derisa të gjithë kanë dalë jashtë.

“Dilni more jashtë. Dilni jashtë se do vij unë jashtë. Përjashta, përjashta…maskara, legen”, dëgjohet Meta teksa kërcënon policët bashkiakë.

Por duket se kjo sjellje e ashpër e presidentit Meta vjen pas ultimatumit të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila takoi këtë të mërkurë në Elbasan kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe pas zërave se Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të kapë fundin në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Pas qetësimit të situatës, presidenti Ilir Meta ka dalë jashtë dhe ka folur për mediat, ndërsa ka lëshuar një arsenal sulmesh, kërcënimesh dhe akuzash në adresë të Policisë së Shtetit, asaj bashkiake dhe zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës. Madje, kreu i shtetit ka kërkuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj që të mos u bindet më urdhrave të kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti të “çmendur”.

“Do të jetë vonë edhe për të jo vetëm për qytetarët në rast se do të tolerojë partinë bandë. Po i paralajmëroj edhe një herë policinë bashkiake dhe policinë e shtetit. Të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar. Mos u bëni si policët e Mubarakut. I them kryepalaços së bashkisë bandë se çfarë ke bërë me firma. Mos iu bind më urdhrave të të çmendurit se ai do të nxjerrë kartelën më 25 prill apo më para”, deklaroi kreu i shtetit.

Më tej bastisjen e zyrave të Frymës së Re Demokratike, presidenti Ilir Meta e ka konsideruar grusht shteti.

“E konsideroj përpjekje për të realizuar grusht shteti, sepse t’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare, menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD-në dhe partitë e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje t’i sjellësh një shkresë të tillë pa vulë, pa numër protokolli, e bërë me vrap për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opozitare, duke keqpërdorur bashkinë bandë padyshim që është tepër irrituese. Është paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje të gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës”, nënvizoi Meta

Paraardhëse

Spartak Ngjela: Presidenti po vepron si kryetar kooperative, përplasjet te FRD sjellje të një njeriu të shthurur

Pasardhëse

Basha i përgjigjet Metës: Jemi në krye të detyrës, presidenti po mbron Kushtetutën, Rama një “bishë e plagosur”

Pasardhëse

Basha i përgjigjet Metës: Jemi në krye të detyrës, presidenti po mbron Kushtetutën, Rama një “bishë e plagosur”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.