• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela: Presidenti po vepron si kryetar kooperative, përplasjet te FRD sjellje të një njeriu të shthurur

13 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
66
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përplasjet fizike të presidentit me policët bashkiakë kanë sjellë habi dhe reagime të shumta në opinionin publik. Gazeta ka kontaktuar me avokatin e njohur Spartak Ngjela, i cili i sheh sjelljet e presidentit si sjelljet e një njeriu që ka nevojë për ndihmë psikike. Sipas Ngjelës me reagimin e djeshëm Ilir Meta vërtetoi ato që avokati ka thënë gjithmonë, që po të ishte në një shtet tjetër europian, presidenti me një sjellje të tillë do dërgohej për analizë psikike dhe jo më të zgjidhej në krye të shtetit. Sakaq, avokati tha se me dhunën dhe kërcënimet që ushtori dje presidenti ndaj policëve duhet që të arrestohet, pasi ka shkelur çdo përgjegjshmëri juridike. Sipas Ngjelës, Meta trembet nga amerikanët, prandaj dhe avokati u shpreh se ata do të bëjnë lëvizjet e tyre.

“Kjo është sjellja e një njeriu të shthurur. Unë e kam thënë që kemi një president të çmendur. Ai ka nevojë për analizë psikike. Tani presim vetëm që të arrestohet. Kur të arrestohet më lajmëroni. Kemi të bëjmë me një person, i cili nuk ka përgjegjshmëri juridike. Ai e di veten se është ndonjë kryetar kooperative dhe po bie kooperativa e tani është hedhur në sulm ta marrë ai. Frika nga amerikanët e shtyn të kërcënojë, shajë dhe reagojë në atë llojë forme”, është shprehur avokat Spartak Ngjela.

Ndërkohë në të njëjtën linjë mendimi qëndron edhe ish-kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu. Përmes një video postuar në rrjetin social Facebook, Spahiu është shprehur se këtu verimet duken njësojë si pamje nga spitali psikiatrik. Gjithashtu, ai ka reaguar edhe në lidhje me ata që janë shprehur se presidenti kishte të drejtë. Sipas Spahiut edhe nëse vërtet Meta kishte të drejtë, kjo nuk i jep asnjë arsye që presidenti i vendit të reagojë në atë mënyrë dhe të dhunojë punonjësit e policës, sepse janë veprime aspak normale për një president.

“Pa koment. Live nga Spitali Psikiatrik Nr: 5. Zoti M, Të kesh të drejtë, s’është shkak për të reaguar si i sëmurë psikik”, ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër edhe Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas skandalit të përplasjes fizike të presidentit Meta dhe kërcënimit me burg të efektivëve të policisë. Koçi shkruan se Ilir Meta është i pari që shkel Kushtetutën dhe që prish stabilitetin e sigurisë në vend.

“Ilir Meta është kërcënuesi numër 1 i rendit kushtetues, i zgjedhjeve dhe stabilitetit në vend”, shkruan Koçi.

Menjëherë ka reaguar pas përplasjes në zyrat e FRD gazetari i njohur Artan Hoxha. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai ka paralajmëruar se kjo që pamë nuk është gjithçka që pritet të bëjë presidenti, por ka akoma më shumë. Prandaj, sipas Hoxhës menjëherë duhet të bëhen arrestimet për të gjithë ata që ishin pjesëmarrës të atij sherri ditën e djeshme. Sipas tij, kjo çështje nuk duhet të kalojë me kaq, por bashkia të mbajë përgjegjësi për urdhrin e dhënë dhe policët që dërgoi atje, ndërsa presidenti dhe mbështetësit e tij duhet të arrestohen për dhunën dhe ofendimet që lëshuan ndaj forcave të sigurisë.

“Dale dale, se nuk keni parë gjë akoma… Nuk duhet të shëtisin me duar në xhepa dhe të bëjnë sikur nuk ka ndodhur gjë, atë që u përfshinë sot në një incident turpërues për shtetin shqiptar. O duhet të shkojnë në burg policët bashkiakë dhe Erion Veliaj, që ka urdhëruar në mënyrë të paligjshme shkuarjen e tyre në zyrat e Sali Shehut, ose duhet të shkojnë në burg punonjësit e Gardës së Republikës dhe gjithë ata civilë, që shoqëronin presidentin Meta dhe nën drejtimin e tij, sulmuan forcërisht një objekt shtetëror, i cili ruhej nga punonjësit e Policisë Bashkiake, qofshin këta edhe policët e Erionit”, ka deklaruar ai.

Këtu Hoxha i ka bërë thirrje SPAK që të vihet në lëvizje dhe të kryejnë detyrën e tyre edhe për figurat e larta të shtetit.

“Prokurorët e gatshëm në detyrë sot, të Prokurorisë së Tiranës apo të SPAK-ut, duhet të zbatojnë ligjin dhe të veprojnë në kushtet e flagrancës, ose në të kundërt, të flakin çelësat dhe të ikin në hallin e tyre”, është shprehur Hoxha.

Paraardhëse

Frrok Çupi: Presidenti ka dalë nga binarët, biseda mes Kim dhe Kryemadhit në Elbasan ka dërguar një mesazh paralajmërues për Metën

Pasardhëse

Ilir Meta zgjidhet nga zinxhirët pas mesazhit që Kim i dha Kryemadhit, rrihet me policët bashkiakë, mbështetet nga Berisha

Pasardhëse

Ilir Meta zgjidhet nga zinxhirët pas mesazhit që Kim i dha Kryemadhit, rrihet me policët bashkiakë, mbështetet nga Berisha

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.