Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se brenda në Kryeministri ndodhet një restorant luksoz, i Edi Ramës.
Sipas tij, në këtë restorant 2 ose 3 herë në muaj shkojnë për të drekuar me Ramën krerët e bandave dhe kriminelë të ndryshëm.
“Po promovove kriminelët, trafikantët, po drekove e darkove me ta në Kryeministri, nëse kryeministri jep këtë model, çfarë pret nga specialistët? E di unë, e dini ju, e dinë mediat, restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë. Shqipëria ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive tuaja. Një kryeministër që prioritet ka ndarjen e politikës nga krimi. me mua km garantoj se modeli do jetë ai i promovimit të specialistëve, sipas meritës. Për këtë do kemi ndihmën partnerëve tanë”, – deklaroi Basha.
Diskutime rreth kësaj post