Në zgjedhjet e 25 prillit krahas partive tradicionale tashmë do të garojnë edhe disa parti të reja, mes të cilave edhe “Nisma Thurje”.
Rigerta Loku, mirditorja që përloti Kuvendin rreth 4 vite më parë më fjalimin e saj ku i bëri thirrje deputetëve që të kthejnë sytë nga fshati, ka marrë vendimin që të kandidojë në partinë e “Nisma Thurje”.
Në një intervistë për Euroneës Albania zonja Loku tregoi se asnjëherë nuk ka marrë një ofertë drejtpërdrejt nga Partia Socialistë për kandidatë për deputete.
Ajo u shpreh gjithmonë ka qenë një zë i njerëzve pa parti.
Sa i përket fushatës, kandidatja për deputete tha se takimet e saj elektorale janë takime të vogla dhe se nuk bën fushatë në rrjetet sociale.
“Ne do të bëhemi të mëdhenj nesër, sot duhet të ngrejmë urat e komunikimit”, – u shpreh kandidatja teksa foli për partinë, nën siglën e së cilës garon.
“Po mos besoja tek ndryshimi unë nuk do isha këto duke folur me ju. Unë jam e bindur që vetëm thjesht mendjet që nuk janë të paaftë që e duan ndryshimin, të bëhen bashkë”, – përfundoi ajo.
Rigerta Loku, ka studiuar në “La Sapienza” në Romë për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, por ka vendosur të rikthehet dhe t’i përkushtohet jetës së fshatit duke u marrë me bujqësi.
Diskutime rreth kësaj post