• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Po, kam pranuar të jem kandidat për deputet për Partinë Socialiste”, Valteri reagon për herë të parë dhe zbulon 2 kushtet që i ka vënë Edi Ramës

10 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
297
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partisë Socialiste në listat e Tiranës i është bashkuar edhe deputeti i opozitës së re, Halit Valteri. Teksa do të renditet i 35-ti në listat e Tiranës, Halit Valteri ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregon edhe 2 kushtet që i ka vënë PS.

Kushti i parë ishte që emri i tij të renditej i fundit dhe së dyti, si kandidat i listës së Tiranës do të mbështesë të gjithë shtresën e ish-pronarëve, të cilët u grabiten me dhunë shtetërore nga ligji 7501.

Madje ai është zotuar se do votohet nga dhjetë mijë qytetarë të Tiranës, duke qenë zëri i tyre i patjetërsueshëm në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Postimi i plotë i Halit Valterit:

“Të dashur miq,

Kur bashkojmë forcat për vendin tonë të dashur e nuk ndahemi nga e drejta, qytetarët shqiptarë gjithnjë e vulosin këtë me besim. Personalisht mendoj se në këtë rrugëtim që kam ndërmarrë, i cili nuk mund të jetë aspak i lehtë, por madje tepër i vështirë e me pengesa, unë kam bindjen se vazhdoj të jem në rrugën e drejtë.

Po. Kam pranuar të jem kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë nën siglën e Partisë Socialiste, por me dy kushte të vetme:

I pari, emri im duhet të renditet në fund të listës, duke pasur besimin e palëkundur në vetvete se kam mbështetjen e të gjithë miqve, njerëzve të mi të afër, familjes dhe qindra qytetarëve që më kanë mbeshtur me mesazhe dhe madje edhe personalisht, duke marrë pjesë në takimet që kam zhvilluar me banorë të zonave periferike të Tiranës. Unë marrë guximin dhe zotohem para jush se do votohem nga dhjetë mijë qytetarë të Tiranës, duke qenë zëri i tyre i patjetërsueshëm në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

I dyti, unë si kandidat i listës së Tiranës do mbështes fuqimisht të gjithë shtresën e ish-pronarëve, të cilët u grabiten me dhunë shtetërore nga ligji famoz 7501 dhe që Partia Demokratike edhe pse e ka si një nga shtyllat fondamentale të saj, në të gjitha qeverisjet nuk bëri asgjë, madje veçse sa e rëndoi akoma edhe më shumë gjendjen. Do jem një zë i fuqishëm për shtresën e të përndjekurve politikë, me dëshirën për t’i dhënë fund njëherë e mirë talljes dhe përbuzjes së kësaj shtrese nga Partia Demokratike për tridhjetë vite me radhë.

Besoj shumë në entuziasmin dhe sinqeritetin e brezit tim, pasi pavarësisht gjithçkaje, ishin dhe vazhdojnë të mbesin fuqia ime më e madhe, ata që më dhanë vullnet në kohë jo të lehta, e entuziasëm e shtytje përpara në kohë të mira.

Nuk ka asgjë më të shenjtë e asnjë përgjegjësi më të rëndësishme se sa besimi që unë kam marrë nga secili prej tyre që pata fatin t’i takoj, një nga një, në një Shqipëri që s’e sheh askush, që s’bërtet dhe që për dreq as nuk ankohet.

Besimi juaj, do të jetë udhërrëfyesi im në këtë drejtim.

Ju falenderoj të gjithëve, pa përjashtim të gjithë ju për mbështetjen dhe besimin që më keni dhënë, menjëherë sapo emri im u publikua nga Partia Socialiste në media.

Mesazhet tuaja i vlerësoj pafund dhe ju them se; është një kostum që më rri ngushtë, por mund të vishet dhe që sot për sot është më i bukuri.

Zoti ju bekoftë!” – shkruan Valteri.

Paraardhëse

“Rrëshqitje e frikshme në pikiadë”, Presidenti Ilir Meta ngre alarmin dhe lëshon kërcënimin e fortë

Pasardhëse

Bledi Çuçi paralajmëron zhvillime të reja: Së shpejti do të kemi lajme pozitive

Pasardhëse

Bledi Çuçi paralajmëron zhvillime të reja: Së shpejti do të kemi lajme pozitive

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.