Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot aleatët e koalicionit opozitar të udhëhequr nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Kreu i qeverisë nuk i kurseu “thumbat” dhe sarkazmën për Dukën, Mediun, Shehin, Dulen, Idrizin, e Ndokën.
Pas kësaj deklarate ka ardhur dhe reagimi i menjëhershëm i Agron Dukës. Ai paralajmëron fundin politik të Ramës në 25 prill.
“O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa ti fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA.
Nuk habitem më, kështu burri je, me një ” R ” tjetrën nuk e ke merituar kurrë.
Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët.
Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton….”, – shkruan Agron Duka.
Diskutime rreth kësaj post