• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjuha turke në shkollat shqiptare! Altin Goxhaj: Rama provokoi në ditën përkujtimore të Besëlidhjes së Lezhës

7 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
51
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pak ditë më parë u kujtua 577 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, i cili është akti i parë që përcakton dhe pozicionon kombin shqiptar si të tillë. Por, kjo datë përkoi pikërisht me një ngjarje që nuk kaloi pa u komentuar në vendin tonë.

Në këtë datë historike, u publikua në Fletoren Zyrtare futja e Gjuhës Turke në programet mësimore në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë Shqipërinë. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe avokati i njohur Altin Goxhaj, i cili e cilëson si provokim të Ramës këtë akt.

Postimi i Altin Goxhajt:

“Provokimi i Ramës: FUT GJUHËN TURKE NË SHKOLLA DITËN PËRKUJTIMORE TË BESLIDHJES TË LEZHËS
Në Ditën Përkujtimore të Beslidhjes së Lezhës (2 Mars 1444) që është akti i parë i përcaktimit të Kombit Shqiptar kur asnjë komb s’ishte krijuar ende, në 2 Mars 2021 boton në Fletoren Zyrtare futjen e Gjuhës Turke si gjuhë zyrtare në programin e mësimit të gjuhëve të huaja në shkollat 9 vjeçare dhe të mesme të gjithë Shqipërisë!
VENDIM Nr. 107, datë 24.2.2021 PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E ARSIMIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

Neni 3
Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhëve zyrtare
Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhenxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

Pala shqiptare synon të kryejë një vlerësimpër kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke.

Neni 6
Grupi i Punës i Përbashkët Arsimor
Palët do të krijojnë një Grup Pune tëPërbashkët për Arsimin në mënyrë që të lehtësojnë zbatimin, mbikëqyrjen dhe vlerësimin e kësaj marrëveshjeje përmes dërgimit periodik të raporteve drejtuar institucioneve përkatëse.

Grupi i Punës i Përbashkët i Arsimit do tëbashkëkryesohet nga ministrat e arsimit të palëve ose zyrtarë të lartë të autorizuar. Përfaqësuesit e institucioneve përkatëse do të takohen një herë në dy vjet ose nëse është e nevojshme, me kërkesë të njërës prej palëve, ose në Turqi ose në Shqipëri.
KRYEMINISTËR
Edi Rama”, ka shkruar Goxhaj.

Paraardhëse

Iu bashkua PS në listën e kandidatëve për deputetë, Luljeta Bozo surprizohet live në emision

Pasardhëse

Moti merr kthesën e madhe, ja çfarë pritet të ndodhë në 5 ditët e ardhshme

Pasardhëse

Moti merr kthesën e madhe, ja çfarë pritet të ndodhë në 5 ditët e ardhshme

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.