• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Monika Kryemadhi shantazhon Ramën me publikimin e dosjeve të bujshme, paralajmëron zbulimin një skandali

3 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
154
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka kërcënuar dje kryeministrin Edi Rama se ditën e sotme do të publikojë një skandal për mazhorancën. Shefi i qeverisë e sulmoi dje në një konferencë për mediat, duke deklaruar se as fabrika e parave të LSI nuk e shpëton dot opozitën nga humbja.

Por Kryemadhi u përgjigj: “Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…”.

Ndërkohë edhe të hënën në mbrëmje Kryemadhi lëshoi mesazh zhantazhues ndaj kryeministrit. Në studion e “Opinion” ajo paralajmëroi se do të nxjerrë fakte se si Rama ka tentuar të ndryshojë skemën politike për të zhbërë LSI.

“Brenda dy ditësh do të keni një denoncim të fortë nga Monika Kryemadhi se si Edi Rama e manipuloi skemën politike, që tregon qartë se si ishte ndërhyrja. Këto dosjet 184 dhe kjo tjetra s’janë asgjë. Aty do kuptojmë edhe fytyrat engjëllore të tyre. Duhet t’i japim fund konfliktit të grupeve ekonomike-financiare. Pas kësaj të jeni të bindur që nuk ka humbje për opozitën”, – tha Kryemadhi.

Ajo pritet të jetë në “Opinion” sot ku do të flasë dhe për skandalin në fjalë. Ndërkohë dy ditë më parë Kryemadhi e mohoi një koalicion me PS.

“Sot është ditë historike, për herë të parë ka qenë një marrëveshje mes një partie të majtë dhe një të djathtë. Ky është një unifikim politik. Ka edhe harmonizim të programeve tona. Respektojmë shtyllat themelore të të dyja partive. Ne jemi për taksën 9%, por do t’i shtojmë edhe 5% e rimbursimit. Edi Rama e ka mbaruar leximin e fatit të tij për hir të së vërtetës. Është koha të dalë në pension dhe të vazhdojë të shijojë hobin e tij”, – tha ajo.

Nga ana tjetër LSI vijon t’i mëshojë marrëveshjes me PD. Dje Kryemadhi ka reaguar sërish për paktin me Bashën.

“Partneriteti ynë do t’i lejojë LSI-së që të ndjekë axhendën e saj politike. Në veçanti, ne si LSI do të punojmë për implementimin e pesë prioriteteve tona në pesë muajt e parë të qeverisjes, për të ulur koston e jetesës për shqiptarët, për të krijuar punësim të mirëpaguar për ta, për t’iu dhënë shqiptarëve shpresën dhe mundësinë që ata ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Shqipëria do t’i rikthehet punës me LSI. Të gjithë politikat dhe masat e programit tonë synojnë rikthimin e besimit, punësimin e mirëpaguar, mbështetjen për familjen, gruan dhe të rinjtë e vendit”, – tha ajo.

Paraardhëse

Toka nuk gjen qetësi: Tronditet Greqia, lëkundje të forta ndihen edhe në Shqipëri

Pasardhëse

Arrestohet moderatori i njohur shqiptar, vjen reagimi i tij i parë pas lajmit të bujshëm, zbardhet çfarë ka ndodhur (FOTO)

Pasardhëse

Arrestohet moderatori i njohur shqiptar, vjen reagimi i tij i parë pas lajmit të bujshëm, zbardhet çfarë ka ndodhur (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.