• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Erdoğan: Qëllimi përfundimtar i Planit të Veprimit për të Drejtat e Njeriut është një Kushtetutë e re civile

2 March, 2021
në Botë
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se qëllimi përfundimtar i Planit të Veprimit për të Drejtat e Njeriut është një kushtetutë e re civile. Erdoğan, në Qendrën kulturore dhe të kongreseve Beştepe në kryeqytetin Ankara ka shpalosur Planin e Veprimit për të Drejtat e Njeriut.

Duke folur rreth planit të veprimit, Erdoğan tha se ai është përgatitur për t’u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.

“Plani i veprimit për të drejtat e njeriut është shembull se vullneti ynë për ndryshim dhe reformë vazhdon dhe do të vazhdojë”, – tha presidenti turk.

Erdoğan theksoi se janë duke zhvilluar masa për lehtësimin e aktiviteteve profesionale të gazetarëve për ngritjen e standardeve lidhur me lirinë e shprehjes dhe të shtypit.

“Punonjësve në sektorin publik, privat dhe studentëve do t’u lejohet të pushojnë në festat fetare që i festojnë, pavarësisht besimit të tyre“, – tha ai.

“Turqia do të mundësojë qasje të hapur tek vendimet për Avokatin e Popullit, grupeve të të drejtave të njeriut dhe institucioneve të barazisë, duke mbrojtur gjithashtu privatësinë e të dhënave“, – potencoi Erdoğan.

Plani i ri veprimit për të drejtat e njeriut përfshin edhe të drejtat juridiksionale. Erdoğan tha se sipas planit të ri të veprimit, policia turke mund të marrë deklarata në çdo kohë, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

“Turqia u jep fund afateve kohore për hetime disiplinore të akuzave për torturë“, – u shpreh presidenti.

Ndërsa në lidhje me të drejtat e grave dhe mbrojtjes së tyre kundër dhunës, Erdoğan tha se “Po i përhapim në mbarë vendin zyrat speciale të hetimit që u themeluan me qëllim për të hetuar në mënyrë efektive krimet e dhunës ndaj grave”.

“Qëllimi është një kushtetutë e re dhe civile”

Erdoğan, në lidhje me Strategjinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Rininë për vitin 2030 deklaroi: “Jemi duke përshpejtuar punimet për themelimin e Qendrës së Rinisë së OKB-së në Stamboll. Dëshirojmë të kontribuojmë në zbatimin efektiv të Strategjisë së Rinisë së OKB-së për vitin 2030“.

“I rrisim në nivel më të lartë punimet rreth mbrojtjes së fëmijëve nga rreziqet dixhitale, ngacmimet kibernetike dhe varësisë nga interneti”, – shtoi ai duke folur në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet në mjedisin e internetit.

Në kurrikulën e arsimit të mesëm, presidenti turk tha se do të përfshijnë ‘aktivitetet vullnetare’, sipas tij me synim të rritjes së pjesëmarrjes së të rinjve në jetën shoqërore dhe demokratike, ndërsa këtë do ta zgjerojnë edhe në universitete.

“Po rishikojmë rregulloret dhe praktikat në përputhje për të siguruar në mënyrë më të gjerë të të drejtës për lirinë e shprehjes dhe për marshim protestues dhe tubim”, – tha Erdoğan. Duke folur për qëllimin përfundimtar të Planit të Veprimit për të Drejtat e Njeriut, Erdoğan tha se kjo është një kushtetutë e re dhe civile.

Paraardhëse

Ursula von der Leyen pas takimit me Ramën: E ardhmja e Shqipërisë është Europa

Pasardhëse

Ky është ndryshimi i fundit në Instagram (FOTO)

Pasardhëse

Ky është ndryshimi i fundit në Instagram (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.