Përfaqësuesi demokrat Fatbardh Kadilli është shprehur se bashkëpunimi PD -PS është më shumë një dëshirë e Partisë Socialiste. Sipas tij koalicionet diktohet nga vota e elektoratit dhe vota nuk mund të denatyrohet.
“Vetëm vota e shqiptarëve mund të diktonte koalicione të tilla, por besimi im është që nuk mund të denatyrohet vota. Ka edhe qeveri minorance. Shumë vende e praktikojnë. Se politika nuk është vetëm ekzekutim, janë kauza që unë i mbroj si në pushtetin lokal apo qendror. Ngushtimi që bën Gjiknuri në këtë rast i përgjigjet dëshirës për pushtet që është e PS që është gati për të bashkëpunuar me të djathtën. Unë do të thosha jo”. – tha Kadilli
Duke folur për marrëveshjen e firmosur dje me LSI-në, Kadilli theksoi se në të janë rreshtuar forcat që duan ndryshimin qeverisës.
“Koalicioni pazgjedhor mesazh për elektoratin, janë rreshtuar forcat që duan ndryshim qeverisës dhe ky është një mesazh që duhet t’i përcillet elektoratit të jetë e qartë për këdo që ky është koalicioni të largojë Ramën e të sjellë një qeverisje të re. Nuk i lihet më vend asnjë keqpërdorimi të numrave. Ky është koalicioni dhe përballë kemi Ramën dhe nuk ishte vetëm për qeverisjen. Pikat e para kanë të bëjnë me rendin kushtetues. Në Shqipëri është çmontuar një pjesë e kushtetutës ka pas përpjekje për të bërë ndërhyrje deformuese dhe ky koalicion duhet të ketë ambicie të artikulojnë më qartë”. – tha ai
Diskutime rreth kësaj post