• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“PD dhe LSI bënë sikur nënshkruan marrëveshje”, Frrok Çupi i befason ‘të gjithë’, nxjerr prapaskenat e forta

1 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7.4k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zgjodhën 1 marsin për të finalizuar zyrtarisht bashkëpunimin e tyre para dhe pas zgjedhor nëse opozita e bashkuar vjen në pushtet pas 25 prillit. Simbolika ishte e qartë. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe ajo e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thanë se duan t’u dërgojnë sinjalin shqiptarëve se pranvera e re po vjen për ta dhe ndryshimi nis nga sot.

Lidhur me këtë marrëveshje, analisti Frrok Çupi shkruan se PD dhe LSI bënë sikur nënshkruan marrëveshje për bashkëqeverisje, por në fakt u vërtiten rreth katër obsesioneve ‘frojdiste’.

Analiza e Frrok Çupit

“A janë në realitet apo në obsesion?- kjo është çështja. Deri më sot slogani ishte ‘Shqipëria fiton’; ndërsa sot shtuan edhe fjalën ‘shtëpia’, që obsesion me fjalën ‘vila’

PD dhe LSI bënë sikur nënshkruan marrëveshje për bashkëqeverisje, por në fakt u vërtiten rreth katër obsesioneve ‘frojdiste’.

Obsesioni i parë: Të qeverisim atje ku e lamë.

Të dy palët ranë në 21 janar 2011, por nuk e besuan. Atë ditë qytetarët shqiptarë derdhën gjak në pragun e shtëpisë së qeverisë Berisha, u vranë 4 protestues. Në njërën anë të aktit tragjik ndodhej Ilir Meta i LSI që u shfaq në ekran duke marrë 700 mijë e ca euro; në anën tjetër kryeministri Berisha në mbrojtje të Ilirit. Por në fakt aty ranë përjetë. Ringritja tani është vetëm një fiksim (obsesion).

Obsesioni i dytë: Ku e lamë atëherë kur qeshnim.

Ajo ka ndodhur aty nga dimri i vitit 1992, kur poetët dhe fjalamanët e PD u thërritën për të formuluar slogane sa më të ëmbël. PD atëherë vuri në krye të turmave sloganin ‘Me ne fitojnë të gjithë’. Me sloganin surrealist qeshën të gjithë, sidomos gazetarët e huaj dhe non-konformistët. Slogani ‘me ne fitojnë…’ rezistoi deri në zgjedhjet e majit 1996, kur PD humbi përgjithmonë.

Obsesioni i tretë: Vilat!

Dëmi më i madh që kanë bërë mediat mainstream, mediat sociale, tribunat politike, kafenetë, etj., është dëmi që u ka zbuluar vilat e reja ose u ka sulmuar vilat në Gjirin e Lalëzit. Dëmi është se vilat ua ka kthyer në obsesion. Gjatë vitit të fundit, në opozitë, Lulzim Basha i PD, i ka shtuar inventarit familjar edhe tre vila të tjera, dy në Tiranë dhe një në Hamallaj. Kryemadhi e LSI, duke u fiksuar te vila e Lalëzit, u ka kërkuar shqiptarëve: “Ma dorëzoni mua Shqipërinë se do ta bëj si shtëpinë (vilën) time”. Dokumentarët me dronë mbi Lalëz, mbi ish qendrën Partizani, etj., u ka krijuar fiksimin e mbrojtjes së vilave dhe pallateve të përfituara vjedhurisht. Tani ky është obsesion që vjen në sloganin e tyre ‘Shqipëria, shtëpia (vila jonë) që fiton’.

Obsesioni i katërt: Frojdi dhe vajza që tmerrohej nga vjedhja.

Vajza kishte kohë që lexonte në gazeta për vjedhje dhe pastrimin e parave të pista të krimit. Lexo e lexo, derisa erdhi një ditë që të shfaqet në studion e Zigmund Frojd si paciente e obsesuar. Ajo tmerrohej sa herë shikonte gazeta, i dukej se ishte ajo që ishte kapur në vjedhje dhe në pastrim parash. Ku shikonte gazetë, i sulej dhe e griste.

Ajo u sëmur përjetë. Këta u obsesuan për sa të jenë.”, ka shkruar ai.

Paraardhëse

Firmosën sot marrëveshjen me PD, flet nënkryetarja e LSI dhe zbulon çfarë i siguron partisë dalja dy lista me 25 Prill

Pasardhëse

Zgjedhjet po afrojnë! Ilir Meta paralajmëron goditje të bujshme

Pasardhëse

Zgjedhjet po afrojnë! Ilir Meta paralajmëron goditje të bujshme

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.