• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Azgan Haklaj del me deklaratë të fortë: Gabimi fatal që bëri Ministria e Kulturës me trashëgiminë kulturore në Unesco

27 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
137
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Unionit Artistik Kombëtar, Azgan Haklaj, akuzoi Ministrinë e Kulturës se i ka përjashtuar nga politikat shtetërore të kulturës, edhe pse, sipas tij, “ne jemi laboratori i platformës së bashkimit të kulturës shqiptare”.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Haklaj tha se “Unioni ka afër dy dekada që ushtron veprimtarinë e tij me një sërë aktivitetesh, që nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, diasporë, me aktivitete të shumta kulturore. Synimi është integrimi i kulturës shqiptare nga treva në trevë. Mesazhet që i përcjell arti, vështirë se i jep politika. Pra, ky union ka ‘shkallmuar’ kufijtë. Ne jemi një popull me kulturë mijëravjeçare. Lahuta është shpirti Eposit të Kreshnikëve, që është për ne Thembra e Akilit, se është filli i identitetit etnik ilir”.

Më tej, Haklaj theksoi se Unesco ka refuzuar Festivalin e Gjirokastrës, duke shtuar se me këtë ka dështuar jo vetëm Ministria e Kulturës, por edhe Akademia e Shkencave.

Reagimi i Haklaj:

“Me refuzimin nga Unesco të Festivalit të Gjirokastrës nuk dështoi vetëm Ministria e Kulturës, por edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Unesco është magazinë e ruajtjes së kulturës. Ministria e Kulturës bëri një gabim fatal, shpalli kryevepër të trashëgimisë së popullit diçka që nuk ekziston. Vetë emri Tropojë nuk është trashëgimi kombëtare. Nëse ti e çon me këtë emër, se kërcimi është quajtur kërcimi i Malësisë së Gjakovës… Territori i Tropojës së sotme ka qenë bashkëjetesa iliro-dardane. I bie që disa shekuj para lindjes së Krishtit, Tropoja ka qenë qytetërim dhe më vonë është quajtur Malësia e Gjakovës.

Nëse ti e çon me këtë emër, ti fillon dhe bashkimin kombëtar. Nuk ka kërcim bjeshke me tupan. Bjeshka ka dy evenimente të rëndësishme, qethja e deleve dhe festa më pas, që u kthyem shëndosh. Nuk ka kërcim bjeshke dhe nuk mund ta bësh trashëgimi kulturore, atë që nuk është e jotja. Ata e ngatërrojnë kërcimin e Tropojës me kërcimin e Rugovës. Dhe kjo e fundit nuk është kërcim tamam, por një tallava. Ne ju themi publikisht se janë në rrugë të gabuar. E vërteta është e hidhur, por është e bukur. E vërteta ka çmim, por ne jemi të përgatitur për ta paguar çmimin. Po e humbin dhe vallen çame, që është vallja klerikë. Problemet qëndrojnë tek emërtimi, sepse Unesco këtë ka dhe pastaj të bën historinë.

Ata bëjnë disa fletushka, ku thonë ‘a je dakord që të futet Vallja e Tropojës në Unesco?’ Ne i kemi ftuar publikisht në debat grupin e ekspertëve të Ministrisë së Kulturës. Jemi të gatshëm të bëjmë një debat, ata nuk kanë asnjë investim për trashëgiminë kulturore të popullit shqiptar. Neve Ministria e Kulturës na ka përjashtuar nga politikat shtetërore të kulturës, edhe pse ne jemi laboratori i platformës së bashkimit të kulturës shqiptare. Kemi qenë shumë bashkëpunues, të gjitha i kemi të dokumentuara”, u shpreh Haklaj.

Paraardhëse

Konkurrentët e “Për’puthen” rrihen me grushta, merret vendimi për njërin prej tyre

Pasardhëse

Kryeministri i Izrealit letër publike Albin Kurtit: Të pres për inagurim

Pasardhëse

Kryeministri i Izrealit letër publike Albin Kurtit: Të pres për inagurim

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.