• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Shteti u kishte borxh bizneseve 78 milionë euro TVSH deri në fund të 2020-s

26 February, 2021
në Ekonomi
0
42
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në fund të tremujorit të katërt të 2020, TVSH e parimbursuar arriti në rreth 9,8 miliard lekë ( 78 milionë euro) nga 11,3 miliard që ishte në fund të tremujorit të tretë të vitit 2020, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kërkesat e miratuara për dy tatimpaguesit më të mëdhenj, të cilat trajtohen me këste, përbëjnë 88.5 % të totalit të stokut të rimbursimeve në fund të tremujorit të katërt të 2020. Ndërsa kërkesat e tjera u rimbursuan të gjitha duke mos krijuar stok në fund të këtij tremujori.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020, janë rimbursuar gjithsej 4,64 miliard lekë. Gjatë këtij tremujori, rreth 1,68 miliard lekë e vlerës së rimbursuar shkoi për pagesën e kësteve për tatimpaguesit e mëdhenj në listën e tatimpaguesve me këste. Ndërsa numri i kërkesave të tjera miratuara dhe rimbursuara gjatë kësaj periudhe ka qene në total 278 me vlerë rreth 2,96 miliard lekë).

Përgjatë gjithë vitit ta kaluar janë rimbursuar mbi 16 miliardë lekë, me një rënie me gati me 30 për qind në raport me vitin 2019.

Gjatë tremujorit të katërt të 2020, pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së janë regjistruar 393 kërkesa për rimbursim me vlerë rreth 6,22 miliard lekë, nga të cilat janë pranuar 285 kërkesa me vlerë rreth 3,81 miliard lekë dhe 108 kërkesa me vlerë rreth 2,41 miliard lekë nuk janë pranuar për mosplotësim të kritereve ligjore.

Rimbursimi i TVSH mbetet një nga çështjet më të diskutueshme ndërmjet administratës tatimore dhe komunitetit të biznesit. Ndonëse ligji i ka vendosur masa të rrepta për të respektuar afatet e rimbursimit ndaj bizneseve përfituese, shpesh Administratat fiskale nuk arrin të përmbushë detyrimin ligjor për shkak të presionin për të realizuar planin e të ardhurave. Duke vepruar në këtë mënyrë Tatimet kryesisht bëhen shkak për krijimin e detyrimeve të prapambetura, të cilat herët a vonë duhen shlyer.

Raportet e Doing Business të Bankës Botërore ka vënë ne dukje se një nga problematikat më të mprehta të biznesit në Shqipëri është procedura komplekse për të përfituar rimbursimin. Analiza e Banka e Botërore tregon se në Shqipëri duhen 37 javë për të marrë një rimbursim TVSH-je.

Kërkesa për rimbursim pasohet nga një kontroll i autoriteteve tatimore. Duhen të paktën katër javë që kontrolli i autoritetit tatimor të fillojë. Taksapaguesit shpenzojnë 8.6 javë me kontrollin tatimor dhe presin edhe katër janë të tjera deri në vlerësimin final. Taksapaguesit mund të marrin këtë rimbursim vetëm pasi është mbyllur kontrolli. Gjithashtu ata duhet të presin pesë javë për pagesën e rimbursimit të TVSH-së” thuhet në raport. Ai nënvizon se procedura vijon edhe me një seri javësh të tjera pritje dhe kushtesh që duhen plotësuar.

Paraardhëse

Kuzhinieri i famshëm Nusret vjen në Shqipëri, ja cilat janë planet e tij këtu

Pasardhëse

Pse qeshim gjatë momenteve serioze dhe si mund ta parandalojmë

Pasardhëse

Pse qeshim gjatë momenteve serioze dhe si mund ta parandalojmë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.