• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Partitë ndezin motorët për fushatën e 25 prillit, Astrit Patozi prezanton koordinatorin për Shkodrën dhe Lezhën, zbulohet emri

24 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
123
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar koordinatorin e forcës politike që ai drejton për qarqet Shkodër dhe Lezhë. Bëhet fjalë për Tonin Uldedajn, ekonomist dhe figurë shumë e njohur politike në këto zona.

Postimi i Patozit:

“TONIN ULDEDAJ, KOORDINATOR I BINDJES DEMOKRATIKE PËR SHKODRËN DHE LEZHËN

Bindja Demokratike mandatoi sot zotin Tonin Uldedaj si koordinator të saj në qarqet Shkodër dhe Lezhë për zgjedhjet e 25 prillit. Bordi Drejtues i BD e mori me unanimitet vendimin, pas një mbledhje të shkurtër, që u thirr posaçërisht për këtë çështje.

Zoti Uldedaj është ekonomist i lartë dhe figurë shumë e njohur politike në zonat, që është caktuar të mbulojë, me një eksperiencë të pasur në administratën publike dhe në biznesin privat. Pas vitit 1991 ka qenë përgjegjës sektori në Ndërmarrjen e Peshkimit në Shkodër. Për katër vjet ai ka ushtruar detyrën e kryetarit të njësisë administrative Shëngjin, ndërsa për 8 vjet me radhë ka qenë kryetar i këshilltarëve të opozitës në Bashkinë e Lezhës.

Më herët ai ka ushtruar edhe detyrën e nënkryetarit të këshillit bashkiak të Lezhës, si dhe ka qenë për 8 vjet me radhë kryetar bordit të ujësjellës kanalizimeve në atë qytet. Po kështu ai ka qenë për 6 vjet nënkryetar, 4 vjet sekretar, dhe mbi 12 vjet anëtar kryesie i degës së Partisë Demokratike të Lezhës.

Pas takimit me bordin drejtues të BD zoti Uldedaj dha një prononcim të shkurtër, ku theksoi:

Dua të falënderoj kryetarin e partisë Bindja Demokratike, zotin Patozi, për mundësinë dhe besimin njëkohësisht, që të përfaqësojmë një parti të djathtë në dy qarqe kryesore të vendit. Në fakt, janë dy qarqe që njihen si bastione të demokracisë në Shqipëri, Shkodra dhe Lezha.

Unë i them kryetarit që këtë besim do ta përkthejmë në mandat, edhe për këtë jam mëse i sigurt. Këtë e bazoj te pjesa që kemi më tepër se 15 vite që kontribuojmë dhe i njohim mirë ato zona, sepse ne kemi investuar atje. Mendimi im është që në demokraci njerëzit të kenë mundësi të zgjedhin, pra demokratëve dhe të djathtëve në këto zona ne do t’u japim një mundësi tjetër për të zgjedhur dhe kjo besoj se është demokracia e vërtetë.” – shkruan Patozi.

Paraardhëse

“Gjithçka nga qeveria në parlament, ka kaluar brenda një date, me 27 janar!” Meta hedh akuza të forta

Pasardhëse

Presidenti Meta del me reagimin e revoltuar për vlerësimin e Ardian Dvoranit nga DASH: Fletë lavdërimi e nxjerrë nga Rama

Pasardhëse

Presidenti Meta del me reagimin e revoltuar për vlerësimin e Ardian Dvoranit nga DASH: Fletë lavdërimi e nxjerrë nga Rama

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.