• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbulohen amendamentet e PE mbi draft raportin për Shqipërinë, ky është parakushti themelor për integrimin në BE

18 February, 2021
në Aktualitet, Botë, Kryesore
0
141
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Grupimet politike të Parlamentit Evropian propozojnë dhjetëra amendamente mbi draft-raportin e eurodeputetes Isabel Santos, lidhur me progresin e Shqipërisë për vitin 2020. Në amendamente theksohet se Shqipëria ka bërë përpjekje të vazhdueshme në rrugën e saj drejt BE-së, duke përmbushur pjesërisht kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

“Mbështesim thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare pa vonesa të mëtejshme pasi të jenë përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli i Bashkimit Europian në vijim të aprovimit të kuadrit negociues”.

Ndalur në një nga 6 kushtet për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare dhe që ka të bëjë me reformën zgjedhore në amendamente:

“Theksohet rëndësia për të zbatuar rekomandimet e Komisionit të Venecias në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor; shprehet keqardhje për shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 dhe që Parlamenti shqiptar miratoi legjislacionin e diskutueshëm, me gjithë thirrjet e përsëritura nga komuniteti ndërkombëtar për të pritur mendimin e Komisionit të Venecias; Bëhet thirrje që rekomandimet më të ngutshme të Komisionit të Venecias të miratohen dhe zbatohen në kohën e duhur para zgjedhjeve të përgjithshme të ardhshme”.

“Zgjedhjet e 25 prillit do të jenë thelbësore për konsolidimin demokratik të vendit; zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një parakusht themelor për integrimin në BE. Në amendamente shprehet shqetësimi, se policia e shtetit mund të marrë donacione private dhe sponsorizime. Shqetësime shprehen edhe për dhunën disproporcionale të ushtuar nga forcat e rendit në disa raste”.

Në amendamente gjithashtu bëhet thirrje për shtimin e hetimeve kundër pastrimit të parave si dhe goditjen e aseteve të krimit të organizuar…

“Vërehet rritje e hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare që synojnë pasurinë e paligjshme dhe pastrimin e parave, duke çuar në ngrirjen dhe sekuestrimin sistematik të pasurive kriminale, dhe bëhet thirrje për ndjekje të mëtejshme dhe dënime përfundimtare të gjykatës; nënvizohen probleme te tjera të pastrimit të parave, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të patundshme”.

Në një tjetër amendament kërkohet nga Shqipëria që të caktojë sa më shpejt një prokuror ndërlidhës në agjencinë europiane kundër krimit, si edhe te ndryshoje strategjinë dhe planet e aksionit në luftën kundër drogës duke përfshirë edhe mbushjen e boshllëqeve ligjore për substancat përzierëse që përdoren për drogat.

Eurodeputetët shprehin gjithashtu shqetësim të thellë për draftin e medias audiovizive duke bëjnë thirrje për miratimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Paraardhëse

Edmond Spaho flet me emra dhe jep paralajmërimin e fortë pas gjobës që mori

Pasardhëse

Pano Soko i Nismës Thurje shokon me dekaratën: Ja sa deputetë do të marrim me 25 Prill

Pasardhëse

Pano Soko i Nismës Thurje shokon me dekaratën: Ja sa deputetë do të marrim me 25 Prill

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.