• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fushata, Basha dhe koordinatorët e PD akuza qeverisë: Në 25 prill Rama humb dhe fiton Shqipëria, ka dështuar me të gjitha premtimet

18 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike ka shtuar dozën e sulmeve ndaj qeverisë. Basha dhe drejtuesit e tij në qarqe janë fokusuar tek dështimet e qeverisë me premtimet e bëra nga kryeministri Edi Rama në vitin 2013 dhe 2017.

Kreu i PD tha se Rama në këto 8 vite qeverisje nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra. Basha u shpreh se kryeministri nuk e bëri shëndetësinë falas, nuk hapi as 300 000 vende pune e madje nuk u realizua as futja e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas tij, në 25 prill Rama do të humbasë e do të vijë një qeveri e cila do të punojë për qytetarët.

“Rama në vitin 2013: Ju premtoj shëndetësi falas për të gjithë, 300 000 vende pune, kosto më të ulëta jetese dhe futjen e Shqipërisë në BE. Rama dje, pasi nuk ka përmbushur as edhe një prej premtimeve të tij për 8 vjet: Dua të zgjidhem sërish që të mbaj premtimet. Më 25 prill: Rama humb, fiton Shqipëria dhe qeveria, më në fund, fillon të punojë për qytetarët”, – u shpreh Basha.

Reagojnë koordinatorët

Edhe drejtuesi politik për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, vizitoi banorët e këtij qarku ku u shpreh se qeveria ka dështuar duke dhënë vetëm premtime boshe. Sipas tij nuk ka as shëndetësi falas, as vende të reja pune apo ulje të kostos së jetesës siç kryeministri premtoi. Bardhi e akuzoi qeverinë për mosjustifikim të pasurive të deklaruara dhe vjedhje të buxhetit. Ai tha se ndryshimi duhet bërë patjetër në 25 prill që me Bashën kryeministër, vendi të ecë para.

“Këta pasuruan vetëm veten dhe varfëruan popullin. Çmimet u rritën të gjitha, pensionet në vendnumëro, siç ka ngecur dhe Shqipëria në vendnumëro. Nga qarku i Elbasanit kanë ikur 75 mijë qytetarë në këta 8 vjet, rreth 25% e popullsisë. Nuk është bërë asnjë hap përpara. Edi Rama bërtet për shëndetësi falas, por shëndetësi falas nuk ka. 300 mijë vende pune jo, ulje e kostos së jetesës jo, përkundrazi, na e rriti, prandaj na duhet ndryshimi. Jo më me premtime boshe. E vetmja punë që kjo qeveri ka bërë është vjedhja e lekëve të buxhetit dhe pasurimi për vete. Nuk justifikojnë as pasurinë e deklaruar, ndërsa shqiptarët marrin rrugët. Këtë do ta ndryshojmë më 25 prill. Vendit i duhet një kryeministër si Lulzim Basha për ta çuar përpara”, – tha Bardhi.

Gjithashtu dhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, e akuzoi qeverinë për projekte abuzive dhe dhunë sistematike ndaj shumë qytetarëve. Këlliçi solli shembullin e projektit të Unazës së Re ku u shpreh se qeveria ka bërë një diferencim ndasor me legalizimet e shtëpive dhe shumë prej banorëve janë marrë me dhunë duke i mbajtur në rajone policie, e cila është e paligjshme. Kreu i FRPD u shpreh se banorët kërkojnë një qeveri, e cila do të mbrojë interesat e tyre jo t’i dhunojë ata. Sipas Këlliçit, qeveria me në krye Lulzim Bashën do të bëjë të mundur fitoren e Shqipërisë dhe shpërblimin e çdo sakrifice nga qytetarët.

“Projekti i Unazës së Re është një projekt abuziv. Diferencimi ndasor me legalizimet e shtëpive dhe dhuna sistematike gjatë 400 ditëve protesta të banorëve, kanë shënuar kulmin e urrejtjes ndaj modelit Rama. Marrja me dhunë e banorëve dhe mbajtja e tyre në rajonet e policisë ka qenë e paligjshme! Ka patur raste kur vetë ministra të qeverisë Rama, kanë kërkuar në ditë të caktuara, që disa familje të merreshin me forcë në komisariate. Banorët kërkojnë një qeveri që mbron interesat e tyre. Një qeveri për të gjithë shqiptarët! Qeveria Basha, pas 25 prillit, do të dëmshpërblejë banorët për shtëpitë që kanë ngritur me kursimet e një jete. Sakrifica sublime e banorëve protestues të Unazës së Re, nuk do të harrohet. Më 25 prill, Shqipëria fiton”, – tha Këlliçi.

Paraardhëse

Diskutohet në parlament çështja e dy ushtarëve shqiptarë që japin urdhra në ushtrinë greke

Pasardhëse

Priten zhvillime të reja! Spartak Ngjela plas ‘bombën’, tregon se çfarë po ndodh me Maqedoninë e Veriut

Pasardhëse

Priten zhvillime të reja! Spartak Ngjela plas 'bombën', tregon se çfarë po ndodh me Maqedoninë e Veriut

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.