• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

‘AS’ artikull për mbrojtësin shqiptar: Është Bonucci i ri, Interi do të pendohet

17 February, 2021
në Sport
0
36
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

E përditshmja spanjolle “AS” i ka kushtuar një artikull mbrojtësit 17-vjeçar të Kombëtares Shqiptare, Ramën Çepele, të cilin e cilëson si një nga futbollistët më premtues në rolin e vet dhe nuk ngurron ta krahasojë me Leonardo Bonuccin.

Prestigjozja spanjolle nuk lë pa kritikuar edhe Interin, që humbi me parametra zero Çepelen, i cili vitin e kaluar zgjodhi të transferohet te Hannover, ku edhe po stërvitet shpesh me skuadrën e parë, në pritje të debutimit.

“Ai është Bonucci i ri, qendërmbrojtësi i të ardhmes. Është Ramën Çepele, vetëm 17 vjeç dhe një nga të paktët qendërmbrojtës që luajnë me këmbën e majtë, ndaj është e vështirë të shpjegosh sesi Interi nuk ia rinovoi kontratën, por e la të transferohej te Hannoveri. Ndonëse ka luajtur me të gjithë ekipet e moshave të Italisë, ai zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, i joshur edhe nga ideja e një debutimi të menjëhershëm, gjë që e bëri në ndeshjen miqësore ndaj Kosovës, ku tregoi një nivel të lartë. I gjatë 1.9 metra, inteligjent dhe i aftë në pozicionim, janë disa nga cilësitë spikatëse te Çepele, i cili gjithashtu di të ekzekutojë mirë edhe goditjet e dënimit”, – thuhet ndër të tjera në artikullin e “AS”.

Ramën Çepele zgjodhi të largohej nga Interi në fillim të sezonit, për t’u bashkuar me gjermanët e Hannoverit, duke shfrytëzuar edhe faktin që i kishte përfunduar kontrata me zikaltrit.

Vetë 17-vjeçari në një intervistë për mediat shqiptare, deklaroi se vendosi t’i bashkohet Hannoverit, për faktin se në klubin gjerman do ta kishte më të lehtë të debutonte në futbollin profesionist dhe të ngjiste shkallët e karrierës.

Paraardhëse

“Na e bone Farkën lule”, qytetari vlerëson Ramën dhe Veliajn, bën komentin epik: Njëqind herë ka ardhur Sali Berisha e nuk ka bërë asgjë

Pasardhëse

“Je si vaj i Borshit!” Shqipe Hysenaj reagon për skandalin mes dy konkurrentëve të ‘Përputhen’

Pasardhëse

“Je si vaj i Borshit!” Shqipe Hysenaj reagon për skandalin mes dy konkurrentëve të ‘Përputhen’

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.