• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Frrok Çupi: Kurti rrezikon që të mos e çojë mandatin deri në fund, ja pse Kosova kryen zgjedhje më të mira se Shqipëria

17 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
54
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Frrok Çupi i ka cilësuar zgjedhjet e fundit parlamentare të së dielës, të cilat i fitoi Lëvizja Vetëvendosje, si një proces që mbylli një krizë për të hapur një krizë tjetër.

Teksa ishte i ftuar në një studio televizive ku komentoi zgjedhjet në Kosovë dhe shpalljen e rezultateve brenda 24 orëve, analisti Çupi bëri një krahasim me zgjedhjet e vitit 1992 në Shqipëri. Sipas tij, fitorja e LVV nuk ka as lavdi pasi ajo nuk është subjekt politik, por marrëveshje.

“Edhe në vitin 1992 Partia Demokratike fitoi si referendum dhe humbi pas 4 muajsh. Në këto zgjedhje, kemi një parti që fiton pa e ditur se ç’po bën, është një parti një aleancë”, – deklaroi ai.

Më tej analisti Çupi u shpreh se sërish Kosova do të përballet me krizë, ndërsa paralajmëroi se Albin Kurti si kryeministër nuk e çon mandatin deri në fund.

“Kjo është një krizë që zgjidhi një krizë. Kosova shumë mirë që e bëri këtë gjë, zgjodhi Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin që të mbyllte një krizë. Por, tani hyn në një krizë tjetër dhe mandati nuk mund të shkojë deri në fund”, – u shpreh ai.

Ndërsa procesin zgjedhor, të zhvilluar qetësisht dhe që tregoi qytetari, analisti Çupi e argumentoni me faktin se në Kosovë ka më shumë kulturë dhe qytetari se sa në Shqipëri. Madje, zoti Çupi theksoi se në Shqipëri nuk ekziston dhe kultura e njohjes së rezultatit. Sipas tij, kjo kulturë mungon në Shqipëri dhe se në Kosovë u dha shembulli që Isa Mustafa dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të LDK-së pas humbjes së zgjedhjeve.

“Mendoj se nuk duhet të ketë paralele mes Shqipërisë dhe Kosovës, e në fakt nuk e gjej të arsyeshme që të ketë paralele, e vetmja gjë e përbashkët është etnia, por me ligjet e demokracisë nuk mund të ecet me paralele. Kosova është shtet tjetër dhe Shqipëria shtet tjetër, e kanë diferenca të mëdha. Janë bërë zgjedhje shumë të mira dhe kanë bëjnë me tre faktorë: se është baza mbi qytetarinë, në Kosovë ka qytetari më shumë se në Shqipëri, ishte ndërtuar në diktaturë dhe tani nuk është. Kosova ka jetuar në shtet më me bazë se në Shqipëri, komunizmi ishte një limonadë në krahasim me Shqipërinë. Kanë jetuar me komunizmin, dhe kanë pasur një Parlament pluralist në Jugosllavi, si dhe kanë pasur mundësi të jetojnë jashtë”, – nënvizoi analisti Frrok Çupi.

Paraardhëse

“Më i trishtë se kaq s’kishte si të niste ky mëngjes”, Bledi Çuçi ndan lajmin e hidhur: Një ngjarje e rëndë që të le pa fjalë

Pasardhëse

Tërmeti i fuqishëm shkund Greqinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Pasardhëse

Tërmeti i fuqishëm shkund Greqinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.