• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Demokratët le të vijnë me ne!’ Veliaj bën deklaratën e fortë: PD me Gridën përfundon forcë e katërt

16 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
308
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha nga Kryevidhi i Rrogozhinës, se ajo që e veçon Partinë Socialiste është fuqia dhe kultura e bashkimit, përkundër frymës së përçarjes dhe ndasive që promovojnë partitë e tjera.

“A do ndahemi njëherë e mirë nga ata që na kanë përçarë mes qytetit e fshatit, mes veriut e jugut, të krishterë e myslimanë, të ardhur e vendalinj? Kultura jonë është ajo e bashkimit, kurse kultura e tyre është përça e sundo. Kjo është arsyeja pse jo vetëm në Kryevidh, por në të gjithë Rrogozhinën, jemi bashkuar me të gjithë,” – u shpreh Veliaj.

Ai deklaroi se Partia Socialiste do të marrë vota sa dy herë partitë e tjera bashkë, ndërsa PD-ja do të përfundojë forcë e katërt. “Këta nuk besojnë as në komb, as në atdhe. Zihet ai i partisë të çamëve deri dje, me atë të grekëve, për një post te partia e Saliut. PD këtu është partia e tretë, por do përfundojë e katërta. Ne duhet të dalim super kampionë dhe jam i bindur, me gjithë energjinë që shoh këtu, se do dalim jo vetëm forcë e parë, por dy herë sa ata të tjerët të marrë së bashku,” – tha Veliaj.

Ai ironizoi edhe kandidatët që kanë sjellë PD dhe LSI në Kavajë e Rrogozhinë.

“Shikoni kë na ka sjellë pala tjetër: kandidat për kryeministër na ka sjellë Lul Bashën, ka humbur tre herë rresht, tani do futet për herë të katërt; për deputete na kanë sjellë Gridën, që humbi Durrësin, humbi Tiranën, tani thonë “do Zoti harrojnë këta të Rrogozhinës”. Partia tjetër është një parti komplet familjare, parti burrë e grua, që e kanë si sh.p.k., si dyqan lagjeje. Ata ju kanë sjellë Titin këtu. Të sjellësh njerëz që kanë humbur në çdo betejë të tyre dhe të mendosh se populli do harrojë, do të thotë që ata e kanë vënë bastin e tyre tek harresa. Ne e kemi vënë bastin tek kujtesa, tek fakti që njerëzit i mbajnë mend, edhe kush e ka pasur në dorë dhe nuk e bëri punën, edhe kush e ka në dorë po punon fort dhe mund të bëjë akoma më shumë në një mandat të ri,” – deklaroi Veliaj, duke shtuar se PS është jo vetëm forca më e madhe dhe më morale, por edhe forca që ka më shumë besueshmëri tek njerëzit.

Ai ka ftuar të gjithë demokratët t’i bashkohen skuadrës fituese, jo partisë që drejtohet nga një lider që nuk beson te Shqipëria dhe nuk e beson as familja e tij.

“Demokratët le të vijnë me ne, janë vëllezërit tanë! Si kandidon për kryeministër një njeri që s’e voton gruaja? I rregulluan pasaportat e tyre dhe Shqipërinë e kanë si tavëll, po ra shesh besh mirë, po nuk ra, marrin avionin e në Holandë! Çfarë lidhje kemi ne këtu me Ilir Metën e Monikën? Ishin në koalicion, por babëzia, lakmia, tahmaja të kemi më shumë, ikën. Ata nuk meritojnë të votohen. Nëse nuk marrin dot votën e familjeve të tyre, pse duhet të marrin votën e familjeve tona?! Nëse nuk besojnë tek Shqipëria dhe kanë lënë pasaportën shqiptare, pse duhet Shqipëria të besojë tek ata?!”, – përfundoi Veliaj.

Paraardhëse

Senati e shpalli të pafajshëm, demokratët nuk heqin dorë, i japin një tjetër goditje të fortë ish presidentit Donald Trump

Pasardhëse

Nuk mori asnjë trëndafil, kjo është vajza e cila u eliminua nga ‘Love Story’ një javë para finales

Pasardhëse

Nuk mori asnjë trëndafil, kjo është vajza e cila u eliminua nga 'Love Story' një javë para finales

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.