Bashkëshortja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Lumnie Thaçi bashkë me djalin e saj, Endrit Thaçi, kanë votuar pak më parë. Ata kanë votuar në një nga qendrat e votimit në Prishtinë.
Endrit Thaçi kishte të veshur një bluzë me mbishkrimin “Liria ka emër”.Pak më parë ka votuar edhe i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili është shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali në votime.
Ata kanë votuar në njërën nga qendrat e votimit në Prishtinë, ndërsa më pas Mustafa ka dal në një prononcim para mediave.








Diskutime rreth kësaj post