• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Goditjet e SPAK pezmatojnë Metën e Berishën, presidenti i shqetësuar nga buja e madhe, ish-kryeministri akuza për arrestime selektive

13 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
317
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Arrestimi i gjyqtares së Krujës duket se nuk i ka gëzuar të gjithë. Mazhoranca nxitoi të vlerësonte punën e SPAK, ndërkohë dje kanë ardhur edhe reagime nga Meta dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ajo që bie në sy është se nuk ka shumë entuziazëm në reagimet e dyshes Meta-Berisha. Presidenti foli dje nga Vlora për arrestimet e SPAK, por dukej i shqetësuar nga buja e madhe që bëri operacioni.

Nga ana tjetër, presidenti kërkon me ngulm ndëshkimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, të cilin e ka paditur personalisht në SPAK. “Për mua është me rëndësi që çdo njeri që shkel Kushtetutën, ligjin, që abuzon me detyrën, të ndëshkohet. S’ka nevojë për komente për drejtësi me regji. Në SPAK janë prej kohësh edhe kallëzimet me prova dhe fakte edhe për gjyqtarë të tjerë të nivelit edhe më të lartë”, tha Meta.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe sa u përket zgjedhjeve, duke e cilësuar 25 prillin si një ditë të jashtëzakonshme. Kreu i Shtetit u shpreh se askush nuk mund të ankohet për demokraci dhe nga qeveria në rast se nuk e shpreh vullnetin e tij në mënyrë të lirë.

“Kush ka shqetësim nga angazhimi im që t’u kujtoj qytetarëve shqiptarë se fuqia e vërtetë e tyre është vota e tyre, se dinjiteti dhe e ardhmja e tyre është vota e tyre, se përgjegjshmëria ndaj fëmijëve të tyre është vota e tyre dhe askush nuk mund të ankohet për demokraci dhe nga qeveria në rast se nuk merr pjesë në zgjedhje dhe në rast se nuk e shpreh vullnetin e tij në mënyrë të lirë dhe demokratike, larg çdo presioni dhe çdo forme intimidimi. Kjo është detyra ime, unë do ta bëj këtë detyrë me bindje të plotë, aq më tepër që jam këtu në Vlorë, në vendin e lirisë, të pavarësisë dhe sovranitetit. Jam i sigurt se dhe 25 prilli do të jetë një ditë e rëndësishme, e jashtëzakonshme e afirmimit të lirisë, pavarësisë dhe të sovranitetit”, deklaroi presidenti Meta.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të ashpra ndaj institucioneve të reja të drejtësisë të ndërtuara dhe atyre që po ndërtohen pas procesit të vetingut, duke e konsideruar drejtësinë e re si të ndërtuar mbi racizmin krahinor dhe në shërbim të partisë. Ai komentoi dhe arrestimin e gjykatëses së Krujës nga SPAK, por nuk e konsideroi atë një sukses të madh, duke shtuar se politikanët kanë prekur mekanizmin elektoral dhe nuk kanë hasur asnjë problem me drejtësinë.

“Kam votuar ndryshimet e reformës me shpresën se qytetarët do të merrnin drejtësinë që meritojnë, por u kalua në drejtësinë e partisë. Sot, përzgjedhja për shkak të vetingut nga lart-poshtë, përzgjedhja është politike, siç dëshmoi Komisioni i Venecias, në raportin e tij për reformën. Duke mbështetur çdo akt të zbatimit të ligjit, nuk mund të pranoj si sukses të madh dënimin e një gjykatëseje që e meriton plotësisht, e cila është po aq kriminele sa kriminelët që ka liruar, në një kohë kur politikanët i kanë prekur këtij vendi mekanizmin elektoral, kalojnë nga SPAK-u pa i hyrë “ferra në këmbë”. Drejtësia është ndërtuar e gjitha mbi racizmin krahinor, mbi parimin ideologjik të drejtësisë për partinë”, u shpreh Berisha.

Ndër të tjera, Berisha komentoi edhe deklaratën e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, e cila kërkoi që persona si Tom Doshi të mos kandidohen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai u shpreh se Doshi me të vërtetë që ka një parti tjetër, por ai është pjesë e PS-së.

“Të pretendosh se Tom Doshi nuk është pjesë e PS-së është njëlloj si të pretendosh që janë gjetur eskimezë në shkretëtirë. Edi Rama kur pati sherr Doshi me Metën thirri ambasadorët dhe tha ky po kalon tek opozita. Është e vërtetë që Doshi ka një parti të tij, por nuk ia ka kursyer kurrë votën Edi Ramës. Ai është një mekanizëm që Rama i garantoi atij hyrjen në parlament. Por them prapë që Toma është lule me atë që është Rama”, tha Berisha.

Paraardhëse

Spartak Ngjela plas ‘bombën’: Uashingtoni ka dijeni se kush janë të korruptuarit në Shqipëri

Pasardhëse

Programi i PD për bujqësinë, Lulzim Basha: Subvencione 100 milionë euro në vit për fermerët

Pasardhëse

Programi i PD për bujqësinë, Lulzim Basha: Subvencione 100 milionë euro në vit për fermerët

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.