• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela plas ‘bombën’: Uashingtoni ka dijeni se kush janë të korruptuarit në Shqipëri

13 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
134
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka paralajmëruar se po ngushtohet lagu për kastën e të korruptuarve në Shqipëri. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, avokat Ngjela theksoi se Uashingtoni ka dijeni se kush janë të korruptuarit në Shqipëri, ndërsa zbuloi se janë plot 60 dosje që kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për politikanë të niveleve të larta. Sipas tij, tashmë gjithçka varet nga organet e reja të drejtësisë se si do të veprojnë.

“Provat i ka Uashingtoni dhe prova janë. Janë 60 dosje që kanë ardhur nga SHBA-ja të niveleve të larta. Askush nuk e di kush janë aty. Ne na mungon BKH-ja dhe janë kyçur dosjet me dyllë. Gjykata Kushtetuese po ndalohet si pasojë e vonesave proceduriale. Kjo gjykatë dihet se do të ndalonte reformën në drejtësi, sepse ata ishin të korruptuar. Vetingu ka kapur shumë, se ka një procedurë të caktuar për t’u futur në Kushtetuese”, deklaroi ai.

Më tej avokat Ngjela u shpreh se janë dy kolona të mëdha të korrupsionit shqiptar; është gjykata dhe politika e lartë.

“Janë dy kolona të mëdha të korrupsionit shqiptar; është gjykata dhe politika e lartë, qeveritë. Këto të fundit kishin një marrëveshje të heshtur me gjykatën në funksionin të korrupsionin. Marrëveshje ishte që nuk fillohet çështja për korrupsion pavarësisht hetimeve, ndërsa politika nuk merrej me ta se ishin të pavarur. Të gjithë lëshoheshin. Gjykata e Lartë edhe ajo Kushtetuese janë hequr për korrupsion. Janë hequr të gjithë nga ONM-ja. Eliminimi filloi nga këto gjykata, se pa heqjen e tyre nuk bëheshin dot ligje”, u shpreh ai.

Ndërkohë, avokat Ngjela pyeti se si i kundërvihet kryeministri Edi Rama politikës amerikane me Turqinë, duke vajtuar sipas tij, tek Erdogani.

“Si i kundërvihet Rama politikës amerikane, me Turqinë duke vajtuar tek Erdogani? Historia përsërit veten, sidomos për liderët absolutë që janë në rrezik të humbjes së pushteti. Këta kujtojnë se kanë shpëtuar, por ai i ka kapur. Ku e ka provën se është i fuqishëm? Se nuk e dimë se cili do të jetë qëndrimi i Prokurorisë së Posaçme. Duhet të presim nëse dosja do të dërgohet në Uashington ku është qendra e gravitetit të kësaj prokurorie”, nënvizoi avokat Spartak Ngjela.

Paraardhëse

Surprizat e motit, përgatituni për borë në pjesën më të madhe në Shqipërisë

Pasardhëse

Goditjet e SPAK pezmatojnë Metën e Berishën, presidenti i shqetësuar nga buja e madhe, ish-kryeministri akuza për arrestime selektive

Pasardhëse

Goditjet e SPAK pezmatojnë Metën e Berishën, presidenti i shqetësuar nga buja e madhe, ish-kryeministri akuza për arrestime selektive

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.