• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

‘Prindërit që kanë vajza ka të ngjarë të divorcohen më shumë sesa prindërit që kanë djem’

12 February, 2021
në Kuriozitete
0
120
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vajzat “janë të lidhura prej kohësh” me divorcin. Disa studime të kryera në Amerikë që nga vitet 1980 sigurojnë prova të forta se “nëse çifti ka fëmijë të parë një vajzë, kjo i rrit më shumë gjasat e ndarjes së tyre”.

Në atë kohë, studiuesit e përfshirë spekuluan se kjo ishte thjesht një mënyrë tjetër për të shprehur “preferencat/dëshirën për djalë”, një fenomen i cili, në formën e tij më ekstreme, shfaqet si abort selektiv me bazë gjinie.

Puna e botuar në Ecomic Journal, e ka zbërthyer idenë e lartpërmendur.

Në “Daughters and Divorce”, Jan Kabatek i Universitetit të Melburnit dhe David Ribar i Universitetit Shtetëror të Xhorxhias, në Atlanta, konfirmojnë se të paturit një vajzë si fëmijë të parë, rrit me të vërtetë rrezikun e divorcit të prindërve të këtij fëmije, në Amerikë dhe Hollandë.

Sidoqoftë, ndryshe nga punimi i mëparshëm, ky studim gjithashtu u fokusua tek elementi moshë. Kështu, u zbulua se rreziku i “divorcit nga vajza”, shfaqet vetëm në vitet e adoleshencës së vajzës së madhe (fëmijës së parë).

Përpara moshës 12 vjeç, vajzat (as djemtë) nuk lidhen me divorcet e prindërve të tyre. Faktori i “njerëzve që preferojnë të kenë djem”, nuk lidhet gjithashtu me divorcet.

“Nëse baballarët do donin të ndaheshin sepse donin djalë, nuk do prisnin 13 vjet për t’u ndarë”, – arsyeton dr. Kabatek.

Në vend të kësaj, ai argumenton se fakti që rreziku për divorc është shumë specifik për moshën kërkon një shpjegim tjetër, për shembull që prindërit debatojnë më shumë për edukimin e vajzave adoleshente sesa për atë të djemve adoleshentë.

Duke parë ecurinë e çifteve ndër vite, efekti “vajzë”, është gjithsesi i vogël.

Në Hollandë, kur fëmija i parë është 18 vjeç, 20,12% e çifteve që divorcohen kanë djalë dhe 20.48% kanë vajzë. Pra, një rritje me vetëm 1.8%.

Ndërsa, gjatë 5-vjeçarit, kur fëmija është midis moshës 13-18 vjeç, kjo rritje shkon deri në 5% dhe arrin kulmin në 9%, kur fëmija është 15 vjeç.

Në Amerikë, ka më pak hulumtime, por shifrat janë afërisht dyfish më të mëdha këto.

Kushdo që ka – ose ka qenë – një adoleshent e di se sa të turbullta mund të jenë ato vite. Sondazhet konfirmojnë se vajzat dhe baballarët adoleshentë, në veçanti, “acarojnë dhe debatojnë me njëri-tjetrin”. Ato gjithashtu tregojnë se prindërit e vajzave adoleshente argumentojnë më shumë për prindërimin sesa prindërit e djemve dhe se nënat e vajzave adoleshente raportojnë dukshëm më shumë mosmarrëveshje me partnerët e tyre mbi paratë dhe bëhen më të hapura ndaj idesë së divorcit.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar gjithashtu se një nga gjërat më të zakonshme për të cilat prindërit luftojnë është se sa ata duan të kontrollojnë zgjedhjet personale të adoleshentëve të tyre, të tilla si mënyra se si vishen, me kë takohen dhe ku punojnë.

Në dritën e gjithë kësaj, është intriguese të vërehet se dr. Kabatek dhe dr. Ribar gjetën një lloj çifti që duket imun ndaj “efektit të të paturit vajzë”: Çiftet ku babai ishte rritur me një motër. Ndoshta, fakti që ata i kanë parë gjërat nga këndvështrimi i një motre (i një gruaje), ka bërë një lloj progresi social.

Paraardhëse

Ministrja Spiropali e thotë troç çfarë mendon për Fatos Nanon: Preku nervat delikate të opozitës

Pasardhëse

Pas ultimatumit të Yuri Kim, Mentor Kikia tregon se kush e ka në dorë “fatin” e Tom Doshit, i kthehet analisti i njohur

Pasardhëse

Pas ultimatumit të Yuri Kim, Mentor Kikia tregon se kush e ka në dorë "fatin" e Tom Doshit, i kthehet analisti i njohur

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.