Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagramin e tij debatin me një qytetar. Komentuesi e ka pyetur se me çfarë parash ka blerë një vilë në Durrës, ndërsa Rama nuk i ka kthyer një përgjigje të prerë, por i ka kërkuar të ketë kujdes nga ku merr informacionet.
Më pas, kreu i qeverisë, pyet ndjekësit e tjerë se ku ndodhet “Vala Mar”, vend në të cilin qytetari i shkruan se ka blerë një vilë banimi.
Pyetje: Atë vilën në Vala Mar me çfarë lekësh e bleve!
Edi Rama: Nëse kjo pyetje më drejtohet mua, përgjigjia është kujdes nga burimet e infektuara ku fusni kokën, sepse dizinformimi dembelos trurin, trash gjuhën, turbullon syrin, jeshilos gjakun dhe e trullos robin e Zotit.
Diskutime rreth kësaj post