• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbulohen emrat: Këta janë socialistët që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit për Qarkun e Tiranës, ja kë kanë përballë nga PD

8 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9.1k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Socialiste është angazhuar seriozisht për të fituar mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë ‘Panorama’ ka zbardhur listën e plotë të socialistëve që do të kandidojnë në Qarkun e Tiranës për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Njësitë administrative me më shumë se 30 qendra votimi, është menduar të kenë më shumë se një kandidat.

Në Njësinë Administrative Nr. 1, po punojnë deputetja aktuale e kësaj zone, Elona Gjebrea, dhe Alqi Bllako, kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve. Bllako ishte sekretar i Përgjithshëm i Presidentit Meta, një nga emërimet e para që kreu i shtetit nënshkroi kur mori detyrën. Në Njësisë Administrative Nr. 2, është në terren deputetja aktuale Vasilika Hysi dhe sekretari Organizativ i PS-së, deputeti Arben Pëllumbi.

Në Njësinë Nr. 3 është deputetja Klotilda Bushka. Në Njësinë Nr. 4, është ministri Arben Ahmetaj, i cili në 2017 mbulonte bashkitë Kavajë Rrogozhinë dhe deputeti Sadri Abazi, i cili mbulon një pjesë të qendrave të votimit në këtë njësi dhe në Njësinë Nr.9. Njësia Nr. 5, e cila është një zonë shumë e madhe në popullsi në Tiranë, ka përfshirë në këtë fushatë, ministrin për Diasporën, deputetin e zonës, Pandeli Majko, kreun e FRESSH-it, deputetin Eljo Hysko, dhe deputeten Mimi Kodheli, e cila mbulon zonën e Kodrës së Diellit.

Në Njësinë Nr.6 po punon ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërsa një pjesë e kësaj zone, zona e Astirit dhe Njësia Administrative Kashar po mbulohet nga deputetja Blerina Gjylameti.

Në Njësinë Nr.7, po punon ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe deputeti Besnik Baraj. Në Njësinë Nr.8 po punon në terren deputeti i kësaj zone, Ervin Bushati, ndërsa në njësinë Nr. 9, fushatën po e mbulon ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe deputeti Sadri Abazi. Në Njësinë Nr. 10, po punon deputeti Fatmir Xhafaj, ndërsa kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, po mbulon Njësinë Administrative Nr.11.

Në Bashkinë e Kavajës dhe Rrogozhinës, po punon zëvendësministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj, ndërsa në Bashkinë Vorë, deputeti Fidel Ylli.

Bashkia Kamzë po mbulohet nga deputetja Elisa Spiropali, ndërsa deputeti Xhemal Qefalia vijon të mbulojë një zonë të gjerë si njësitë Dajt, Kërrabë, Petrelë dhe Baldushk. Prefekti i Tiranës, ishkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranë, Toni Gogu, po mbulon njësitë administrative Pezë, Ndroq dhe Vaqarr. Ishprefekti i Tiranës, deputeti Sadi Vorpsi po mbulon Njësinë Farkë.

Deputeti i opozitës, i ardhur nga lista e LSI-së, Edmond Rrushi, po mbulon njësitë administrative Zall Bastar, Zall Herr, Bërxull dhe një pjesë të qendrave të votimit në Laprakë. Përballja Partia Demokratike ka bërë një ndarje sipas degëve të saj në qarkun e Tiranës.

Elisa Spiropali në Kamzë dhe Fidel Ylli në Vorë do të kenë përballë Flamur Nokën e PD-së, si drejtues politik në këto bashki.

Grida Duma do ta ketë përballjen me Etjen Xhafajn në Kavajë dhe Rrogozhinë. Albana Vokshi, drejtuesja politike në njësitë 9 dhe 11, do të ketë përballë saj deputetët Ogerta Manastirliu, Sadri Abazi dhe Ulsi Manjën.

Ish-zëvendësministri i Financave të Partisë Demokratike, Alfred Rrushaj, ka përballë si drejtues politik Arben Ahmetajn në Njësinë Nr.4 dhe Ervin Bushatin në Njësinë Nr.8.

Paraardhëse

Ibra feston rekordin me një Ferrari të veçantë! Çmimi? Marramendës (FOTO)

Pasardhëse

“Kam dyshime të besueshme se pensionistëve në lagje po u jepen lekë për votën”, deputeti bën deklaratën e fortë në Kuvend

Pasardhëse

“Kam dyshime të besueshme se pensionistëve në lagje po u jepen lekë për votën”, deputeti bën deklaratën e fortë në Kuvend

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.