• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

“Shqipëria është vendi me papunësinë më të ulët në rajon, ky është fakt”

4 February, 2021
në Kryesore
0
42
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë një dalje për mediat këtë të enjte ka deklaruar se nuk do të rriten taksat, por përkundrazi ato janë zëruar për bizneset e vogla.

Teksa mori rastin e Japonisë e cila sipas Ramës e ka nivelin e borxhit 200 % kreu i qeverisë tha se Standard e Poors vlerëson përpjekjet e qeverisë për konsolidimin e ekonomisë.

“Japonia e ka 200% borxhin por kjo e nuk e pengon të shohë në perspektivë. Standard e Poors vlerëson se përpjekjet e qeverisë shërbejnë për konsolidimin e ekonomisë. Janë vënë bazat që nuk kanë qenë kurrë më parë dhe situata sot në Shqipëri është si në një kantier ndërtimi. Aty ku deri dje kishte rrënoja, baltë dhe llucë që kërkonte ndërhyrje për t’u veshur me shtresa sot ka infrastrukturë nëntokësore të ndërtuar. Nuk ka kohë për pushim dhe gjumë. Duhet punë që të mbarojë projekti dhe njerëzit t’i banojnë lagjet që po ndërtohen.

Standart e Poors thotë se ka filluar ndërtimi i lagjeve. Këto janë infrastruktura dhe sistemet që do të bëjnë ekonominë tonë një ekonomi që do ketë shumë më tepër për të dhënë. Kjo sjell modernizim të sistemit fiskal dhe rritje të të ardhurave për arkën e përbashkët mbi 30%. Nuk është çështja sa paguajnë ata që paguajnë taksa por sa ne arrijmë që edhe ata që janë mësuar të mos paguajnë të paguajnë pjesën e tyre pa rritur taksat. Ne nuk kemi taksa për të rritur. Kemi bërë zero taksën dhe TVSH për biznesin e vogël. Kjo është sfida jonë pasi ne vërtetë e kemi rritur dhe sot që flasim kemi hyrë me një pagë minimale 300 mijë lekë. Nuk kërkojmë nga ata që të jenë të lumtur dhe të mos kërkojnë shumë”, tha Rama.

Ndër të tjera Rama theksoi se paga minimale do të vijë në rritje çdo vit si dhe theksoi se Shqipëria është vendi me papunësinë më të ulët në rajon.

“Por sistemi që po ngremë do të bëjë që pagat minimale të shkojnë duke u rritur çdo vit, vitet e ardhshme. Këto konstatime të këtyre organizatave që nuk mund të dyshohen për objektivitetin e tyre vërtetojnë se vendi ka hyrë në një proces zhvillimi që përshpejtohet. Duhet të kuptojmë që një bebe nuk bëhet 10-vjeç që vitin e parë. Shqipëria është vlerësuar më lart vitin e kaluar. Jam i bindur që korrupsioni mbetet një problem serioz.

Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka trend rritës nga raporti i 2013, gjë që nuk ka ndodhur me vendet e tjera. Ky është fakt. Asnjëherë kur unë i referohem 2013 nuk dua që të mendoni sikur janë bërë mrekulli. Gjërat kërkojnë punë dhe kohë. Por e vërteta është se duke parë 2013 dhe duke kujtuar që ishim si pas tërmetit në aspektin e llogarive të shtetit dhe në çdo sektor. Ka shumë gjëra sot që nuk preken drejtpërdrejtë nga ai që merr 300 mijë lekë por janë aty për të ngritur arkitekturën nga një projekt në një realitet. Në raportin e financuar nga BE Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të punësimit për vitin 2019. Shqipëria vendi me papunësinë më të ulët në rajon është fakt. Çështja nuk është vetëm të krijojmë vende pune por të paguajmë më mirë. Një gjë që ka ndikuar në vlerësimet e Shqipërisë është edhe reagimi i shpejtë i qeverisë dhe mbledhja e një shifre rekord kontributesh pas tërmetit dhe vënia në dispozicion e një pakete gjatë pandemisë. Ndihma ekonomike nuk jepet më në rrugë për ata që japin një votë”, tha Rama.

Paraardhëse

Priten zhvillime të reja që do të trondisin politikën shqiptare! Ja çfarë shkruan ambasadori italian

Pasardhëse

“Kleçka” e shtetit për familjet e prekura nga tërmeti: U ndalohet shitja ose dhurimi i shtëpive

Pasardhëse

“Kleçka” e shtetit për familjet e prekura nga tërmeti: U ndalohet shitja ose dhurimi i shtëpive

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.