• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD e largoi nga drejtimi i njësisë 8 në Tiranë, reagon Jorida Tabaku dhe jep mesazhin e fortë (FOTO)

3 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
10.7k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas largimit të saj nga Njësia 8 në Tiranë. Me riorganizimin e ri, ajo nuk do të ketë më në patronazh tre njësi të tjera për të drejtuar fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Në këtë degë ishin dhe hapat e mi të parë në politikën aktive. Aty u rrita politikisht! Ajo degë më dha humbje dhe fitore e mbi të gjitha kënaqësinë të zgjidhesha nënkryetare Bashkisë Tiranë dhe dy herë deputete në Parlamentin e Shqipërisë”, – shkruan Tabaku në një reagim të sajin në Facebook.

Më tej Tabaku thekson se “në këto zgjedhje më kanë besuar degët 2,3 dhe 10 në qytetin e Tiranës. Ekipi do pasurohet edhe më shumë me kandidatë të tjerë për deputetë! Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kënaqësi, privilegj dhe nder më të madh se të përfaqësoj demokratët e këtyre zonave”.

Reagimi plotë

“Në vitin 2009 kur nisa të aktivizohesha si figurë politike publike e PD, u caktova të ndiqja degën 8 në Tiranë. Megjithëse përfshirja në struktura të PD ka qenë më e kahershme se viti 2009, përgjegjësia politike si kandidate për deputete kishte një peshë tjetër.

Në këtë degë ishin dhe hapat e mi të parë në politikën aktive. Aty u rrita politikisht! Ajo degë më dha humbje dhe fitore e mbi të gjitha kënaqësinë të zgjidhesha nënkryetare Bashkisë Tiranë dhe dy herë deputete në Parlamentin e Shqipërisë.

Punën dhe mundin e asaj zone e di, krijuam një familje dhe si e tillë fituam dhe u humbëm së bashku. Jam ndjerë e privilegjuar dhe ndjehem ende e tillë!

Në këto zgjedhje më kanë besuar degët 2,3 dhe 10 në qytetin e Tiranës. Ekipi do pasurohet edhe më shumë me kandidatë të tjerë për deputetë!

Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kënaqësi, privilegj dhe nder më të madh se të përfaqësoj demokratët e ketyre zonave.

Falenderoj çdo votues, çdo anëtar të PD për mbështetjen dhe angazhimin, për punën e palodhshme edhe në vetmohim. Falenderoj kryetarin e PD zotin Lulzim Basha për besimin më këtë sfidë të re.

Shqipëria fiton në 25 Prill! Fiton arsimin, shëndetësinë por mbi të gjitha shqiptari fiton një qeveri normale që punon për njerezit. Familjet tona fitojnë në 25 Prill! Çdo qytetar i Tiranës dhe Shqipërisë fiton në 25 Prill.” – shkruan Tabaku.

FOTO:

Paraardhëse

‘Nuk flenë të gjithë gjumë’, kryeministri Rama takon Lulzim Bashën në Shijak (VIDEO)

Pasardhëse

Befasohet Aida Shtino, fotografon në qiell fenomenin e çuditshëm dhe ndan foton që po shpërndahet me shpejtësi

Pasardhëse

Befasohet Aida Shtino, fotografon në qiell fenomenin e çuditshëm dhe ndan foton që po shpërndahet me shpejtësi

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.